Berisha: Deputetët socialistë nuk lejuan inspektimin e djegies së spitalit të ri. E fshehin sepse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë

Lideri demokrat Berisha tha sonte se Shqipëria po trajtohet si pronë e krimit.

”Sot deputetët kërkuan në komision të inspektojnë djegien e spitalit të ri.
I sapondërtuar, u dogj dy herë. Deputetët socialistë votuan kundër sikur të ishte bazë e armëve më sekrete.
Turp, turp, turp!
Shikoni se si duan të mbijetojnë, të fshehin kudo krimet e tyre.
Po në qoftë se zjarri nuk kishte autor, pse e fshihni?
E fshihni se ju jeni zjarrvënësit e vërtetë.
E fshihni se është ish-kunata e Ramës drejtoreshë.
E fshihni se ministra është favoritja e tij.
E fshihni sikur të ishte pasuri personale e juaj dhe jo pasuri publike.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :