Bardhi: Jemi bashkë për të rrëzuar qeverinë Rama !

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pas firmosjes së marrëveshjes dhe krijimit të Federatës së Opozitës së Bashkuar.

Për mediat, Bardhi deklaroi se pas bashkimit të PD-së, sot shënohet edhe bashkimi i forcave që janë në opozitë. Bardhi tha se sot është dhënë një mesazh se opozita është bërë bashkë për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Së pari besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën. Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramë dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës”, tha Bardhi.

Share it :