Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti protestë para bashkisë: Ka dy muaj që nuk marrim bonusin !

Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti po protestojnë ditën e sotme para bashkisë së Tiranës.

Ata shprehen se prej dy muajsh nuk kanë marrë bonusin e qerasë dhe se prej 4 vitesh nga fatkeqësia e tërmetit nuk kanë marrë akoma një banesë.

Qytetarët kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Gjithashtu tregojnë se janë larguar nga shtëpitë e tyre sepse nuk donin të rrezikonin fëmijët dhe se qeveria ju ka premtuar banesa të reja te lagjia “5 maji”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :