Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!

Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!

Nga Basir Collaku

Do të ketë një lajm! Do të ketë një lajm! Do të ketë një lajm shumë të veçantë. Prisni, do e dëgjoni, -u tha kreu i opozitës Sali Berisha medieve, përpara se të hynte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje. Skeptikë e dyshues në njërën anë dhe besues në anën tjetër, hamendësojnë të gjithë bashkë një lajm të pëshpëritur shpesh, këtë muaj sidomos. Ky lajm shumë i veçantë nuk mund të jetë denoncimet për Dumanin dhe Manekun, të cilat janë vazhdimësi prej muajsh e vitesh. Do të jetë ai me pritshmëri nga USA. Rishfaqjen e mundshme dhe të shpejtë, ndoshta brenda javës, të asaj çka deklaronte Cris la Civita ose “Latifi” për Ramën e jo të Blinken për Ramën. Ky do të jetë lajm politik edhe juridik njëherësh. Për të bërë me dije, se senet kanë fillu me lëviz ndryshe nga sa paguesit majtistë kishin shkruar e lëvruar nëpër llogari. Ndonëse ushtria e Ramës do të prodhojë lajme pafund këto dy ditë, në rrekjen e djersitur për të trullosur mjedisin informativ, e kequshqyer njerëzinë me habere halli. E vërteta po flet e propaganda po tkurret. Koha numëron me orë oqeanike. Qeveria dhe sejmenët televizivë e të medieve sociale në borderotë e pushtet-mafies, me regjinë e Edi Ramës, janë përqendruar egërsisht te referendumi në PD, duke karikuar edhe telefona të skaduar, të cilëve u është djegur qarku, e nuk ju bën punë bateria. Njëlloj si t’i vësh një ashensor banesës njëkatëshe. Kjo do të thartojë mjaft edhe disa liberalë të djathtë e shumë radikalë të majtë. Natyrisht ngjarje me peshë në drejtësi kanë shmangur disa dosje, ku litari ka mbetur jashtë. Vettingu është arma e dorëzimit të sistemit të drejtësisë në duart e Edi Ramës nga miku i tij “Soros” një hetim të këtij procesi, do të riformatojë të gjithë institucionet. Do të kthente të pandehur shumë emra të pushtetshëm sot, në prokurori, gjykatë, polici, parlament, bashki, biznes e medie, si ushtrues të ndikimit të paligjshëm e konsumatorë të elementëve të veprës penale. IBAR-i politik nuk zhbën narkoshtetin. Kur në Vlorë, po sot si dëshmi antishteti, kërcet dajaku mes aksionerëve të aeroportit, atij “qeveritar” dhe atij investues. Po rojet kush i ruan, është pyetja e kërkuar me përgjigje të munguar. Ajo çfarë është duke ndodhur, megjithë presionin, kanosjet e mafian në veprim ka të bëjë me një kryeministër në detyre në prag të marrjes i pandehur. Nga lajmet e veçanta duke ndodhur, ky do të jetë i dyti si lajm shumë i veçantë, pas të parit që do të ndodhë djathtas. Edi e di. Linda e di. Olsi e di. Bela e di, Rilindja e di. Presin e nuk bzajnë..Autokrati Rama, nuk do ta mbyllë dot projektin e tij antishqiptar të kthimit në diktatorin e dytë të Shqipërisë, 36 vjet pas shembjes së të parit…!

Share it :