Arrestimi i Metës, Xhixho në protestën para SPAK-ut: Rrëmbim kriminal, drejtësia me dy standarde po persekuton liderët e opozitës

Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho në protestën para SPAK e quan rrëmbim kriminal arrestimin e Ilir Metës.

Sipas saj, drejtësia po vepron me dy standarde dhe po persekuton liderët e opozitës.

“Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës.Kjo ndodh vetëm për një arsye, se opozita është vendosur ti qëndrojë përballë këtij regjimi.

Sot kemi kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit dhe Operacionalen për rrëmbimin kriminal të Metës.

Ky rrëmbim politik, ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Këtë çështje do e ndjekim deri në Strasburg.

Sot Meta mbetet në izolim ekstrem pa fakte , pa prova dhe me zero akuza penale.

Kur kjo ndodh me një personalitet si Meta, ish-president, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me qytetarin e thjeshtë të këtij vendi”, tha Xhixho.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :