Akuzat për shefen e SHSH, Ndoja: Kjo është rënia e shtetit, është bashkuar me krimin

Akuzat për shefen e SHSH, Ndoja: Kjo është rënia e shtetit, është bashkuar me krimin

ftuar ne emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qene deputeti i Partisë Demokratike Arian Ndoja.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ka komentuar zhvillimet e fundit pas akuzave të SPAK për shefen e SHISH dhe ish drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Flavio Qarri: A është kjo ngjarja më e rënë në cilësinë e shtetit shqiptar, historikisht.

Arian Ndoja: Nga pikëpamja institucionale, vendosja e një mase sigurimi personal ndaj një drejtueseje të Shërbimit Informativ Kombëtar apo shtetëror sepse ka ndryshuar me ligj, kjo është rënia e shtetit.

Dhe për opinionin publik duhet të sqarojmë dy gjera. Pra nuk është mungesa e integritetit apo ato dyshime që mund të ketë SPAK-u tregon se një agjenci tjetër ligjzbatuese që kontrollon mënyrën e zbatimit të ligjit nga institucionet tregon se ka gjetur probleme në mënyrën se si ajo është sjellë më kompetencat e saj.

Në rastin konkret ne nuk na rrezikohet siguria kombëtare se partnerët tanë ndërkombëtarë i kanë ato departamentet e instaluara mu Brenda Shërbimit tonë informativ shtetëror. Dhe informacionet që lidhen me sigurinë rajonale dhe atë kombëtare në aspekt me aleatët, nuk besoj se është vënë në rrezik. Këtu bëhet fjalë për një fenomen shumë të rrezikshëm njësimin e shtetit me krimin. Pra popullata, njerëzit që pranojnë të jetojnë në një komunitet kanë zgjedhur shtetin si mekanizëm abstrakt i cili nëpërmjet institucioneve të caktuar tu mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të tyre me qëllim që ata të mos ekspozohen ndaj vetëgjyqësisë. Në qoftë se ky organ i cili është një nga organet më kryesore për sa i përket administrimit të informacionit qoftë atij sekret të klasifikuar, qoftë edhe informacioneve të tjera. Në qoftë se ky është organi që merret me luftën ndaj trafiqeve, krimeve kundër rendit kushtetues dhe sigurinë kombëtare të një vendi, jep informacion për persona të tretë qoftë këta të veshur me pushtet ose jo, jashtë këtij institucioni, jashtë inspektorit të përgjithshëm që e kontrollon, jashtë krueministrit, jashtë Presidentit të Republikës dhe jashtë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në këtë rast, kjo gjëja bëhet e rrezikshme.

Pra tu japësh informacion individëve, atëherë, në shkojmë tek ajo pjesa ku shteti e ka humb funksionin për të cilin ekziston. Shteti duhet të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të luftojë krimin. Këtu, krimi dhe shteti janë bërë një. Dhe kush e pëson. E pëson popullata të cilët për të mos shkuar në vetëgjyqësi e krijuan shtetin.

Pra ka rënë shteti. Krimi dhe shteti janë bërë një. Ky është problemi që kanë shqiptarët sot me këtë arrestim…

Share it :