Andoni: Nikolla jo racionale në menaxhimin e parlamentit, nuk respektohet institucioni dhe opozita

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Lindita Nikolla nuk ka qenë shumë racionale në menaxhimin e parlamentit shqiptar.

Ai tha se ligji e kërkon që kur janë votat të mblidhet komisionit hetimor dhe mënyra se si e ka hedhur poshtë mazhoranca tregon se ka probleme dhe mosrespektim për opozitën dhe vetë kuvendin

Andoni: Lindita Nikolla nuk ka qenë shumë racionale në menaxhimin e parlamentit shqiptar. Opozita në vend që të shfrytëzojë s amë shumë foltoren për të treguar çështjen dhe duke hedhur dritë, ka zgjedhur që ta bllokojë atë. Në kuvend ka shumë mekanizma që çdo deputet të artikulohet drejt për këtë çështje. Ligji e kërkon që kur janë votat të mblidhet komisionit hetimor dhe mënyra se si e ka hedhur poshtë mazhoranca tregon se ka probleme dhe mosrespektim për opozitën dhe vetë kuvendin. Të gjithë komisionet hetimore prodhojnë dy raporte dhe nëse ke votat kalon raporti në favor të mazhorancës. Në PS mungon demokracie e vërtetë dhe përballja reale me problemet e vendit tonë.Parlamenti ynë kanë disnivel në raport me dënimet që jepen aty. Nuk është se Rama ka qenë aq dashamirës në raport me opozitën. Janë të ashpra dënimet për opozitën kur para është mocioni. Mazhoranca duhet të përballej në parlament dhe duhet të tregonte versionin e saj

Share it :