Amnistia/ Si vijon të mashtrojë Ulsi Manja për faljen e politikanëve të korruptuar

Lajmi për amnistinë penale për të dënuarit nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku përfshihen edhe politikanët dhe zyrtarët e lartë, u përhap si zjarri në kashtë. Pavarësisht fakteve publike të vërtetueshme përmes dokumentacioneve të Kuvendit të Shqipërisë, ministri i drejtësisë Ulsi Manja vijoi të garantojë publikisht se amnistia penale nuk do të tolerojë asnjë të dënuar nga GJKKO.

E kam thënë që në krye të herës, nuk do të ketë amnisti jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO” – kështu tha ministri Manja për mediat në 4 Mars.

Por faktet tregojnë një histori tjetër.

Amnistia penale – çfarë ndodhi në të vërtetë?

Draft-ligji i amnistisë penale i propozuar nga Ministria e Drejtësisë fillimisht parashikonte që  personat e dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të mos përfitojnë ulje të dënimit nga amnistia penale. (Neni 5, pika 2, gërma c)

Mes akuzave që hetohen nga GJKKO  janë edhe krimet e kryera nga zyrtarët e lartë (Kodi i procedurës Penale, Neni 75/a gërma c).

Por, kur komisioni i ligjeve “mbaroi punë” me shqyrtimin e projekt-ligjit, ky ndalim nuk ekzistonte më. Kjo do të thotë se projekt-ligji i amnistisë penale tashmë lejon edhe personat që janë dënuar nga GJKKO të përfitojnë ulje të dënimit. Mes tyre përfshihen edhe politikanët dhe zyrtarët e lartë.

*Projektligji fillestar i amnistisë penale (si ishte)
*Drafti i amnistisë penale ku është hequr germa c) ne pikën 2 të nenit 5 (si u bë)

Me këtë ndryshim të ligjit, nuk përfitojnë nga amnistia penale vetëm personat e dënuar me burgim për vrasje (neni 79 i Kodit Penal) dhe personat e dënuar me burgim të përjetshëm.

Kush e propozoi faljen e të dënuarve nga GJKKO?

Në media, u raportua se ndryshimi erdhi pasi u sugjerua nga deputeti demokrat Bledjon Nallbati dhe u mbështet nga socialistët.

Faktoje kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë dokumentin e amendamentit që solli ndryshimin në fjalë, për t’u njohur me propozuesin e tij. Në përgjigjen zyrtare, Kuvendi i tha Faktojes se propozimi kishte ardhur nga deputeti socialist Plarent Ndreca.

Përgjigja e Kuvendit të Shqipërisë ndaj kërkesës për amendamentin që solli ndryshimin e nenit 5, pika 2 gërma c)

Kjo faktohet edhe në dokumentacionin e dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në procesverbalin e mbledhjes së komisionit vërtetohet se propozimi që “iu vesh” deputetit demokrat Nallbati, në fakt i takonte socialistit Plarent Ndreca.

Si lexohet qartë në procesverbalin e mbledhjes (faqja 38), kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka fton deputetin Ndreca të shpjegojë propozimin e tij.

Në pikën 2, germa “c” shfuqizohet: “Personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75, germa “a”, të Kodit të Procedurës Penale”. Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që përfitojnë nga ulja.” – Plarent Ndreca, në Komisionin e Ligjeve, 20 shkurt 2024

Ndreca vijon duke dhënë argumentin e tij se ky ndryshim vjen me qëllim për të përmbushur parimin e “barazisë përpara ligjit”.

Faksimile e procesverbalit të komisionit të ligjeve gjatë miratimit të ligjit për amnistinë penale

“Plotësisht dakord me sugjerimin” u shpreh ministri i drejtësisë Ulsi Manja. Madje, ministri Manja falenderoi Parlamentin për këtë propozim që tregon – sipas tij – kujdesin e treguar ndaj “barazisë përpara ligjit”.

“[…] vërtet janë dënuar nga Gjykata e Posaçme, por nga Gjykata e Posaçme, për shkak të lidhjes së subjekteve, ka të dënuar që jo detyrimisht janë zyrtarë të lartë dhe, nëse ne i japim mundësinë të përfitojë zbritje të dënimit një personi të dënuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm për vepra të rënda, nuk mund t’ia mohojmë të drejtën e përfitimit “zbritje nga dënimi” kësaj kategorie thjesht dhe vetëm për shkak të kompetencës së gjykatës. Dua t’ju falënderoj që Komisioni i Ligjeve është kujdesur për ta siguruar këtë barazi të trajtimit të kategorive përfituese përpara ligjit.”

 – Ulsi Manja, ministër drejtësie, Komisioni i Ligjeve 20 shkurt 2024. (faqja 39 në procesverbal)

Dezinformimi vijoi…

Pavarësisht këtij qëndrimi publik në Komisionin e Ligjeve, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja vijoi të keqinformojë mediat.

Nuk ka patur dhe nuk ka për qëllim që nëpërmjet këtij ligji të amnistohet asnjë person i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, – u thoshte mediave ministri Ulsi Manja, në 27 shkurt, një javë pas votimit në komisionin e ligjeve.

Kjo deklaratë shkon kundër vetë deklaratave të ministrit të drejtësisë në komisionin e ligjeve, përfundimi i të cilës pasqyrohet edhe në raportin e komisionit përgjegjës për ligjin (fq 12).

Përfundim

Projektligji pë amnistinë penale u vendos në rendin e ditës së seancës parlamentare të datës 22 shkurt, por u tërhoq nga deputetët socialistë, me pretendimin se tradicionalisht ky ligj është votuar me konsesusin e opozitës.

Pavarësisht kësaj, drafti që pritet të votohet në parlament vijon të jetë në versionin e votuar nga komisioni i ligjeve, që i fal 1 vit burrave dhe 1 vit e gjysmë grave të dënuara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshe nga sa deklaron ministri i drejtësisë Ulsi Manja.

Nisur nga këto të dhëna publike, deklaratat e vazhdueshme të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja i konsiderojmë të pavërtetë.

/Faktoje

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.