Amerika ka fituar medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Brazilit. Kjo medalje është dhënë në garën e qitjes dhe ajo që triumfoi është qitësja Virginia Thrasher. Ajo zuri vendin e parë në disiplinën e pushkës, distanca 10 metra, duke lënë pas dy rivalet kineze, Du Li (argjend) dhe Yi Siling (bronz). Dy qitëset kineze janë fituese të medaljes së artë në këtë disiplinë, respektivisht në Athinë dhe Londër. Por ato u mposhtën sot nga një qitëse 19-vjeçare si Thrasher, që në përfundim të garës grumbulloi 208 pikë.




