Akuza për korrupsion dhe pastrim parash/ Sot pritet ti komunikohet masa e sigurisë krahut të djathtë të Ballukut

Krahu i djathtë i Belinda Ballukut, rejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili u arrestua për pastrim parash e korrupsion me tendera, do ti komunikohet sot masa e sigurisë.

Gjithashtu do t’i komunikohet masa e sigurisë edhe dy biznesmenëve, Valter Begaj dhe Elvis Lami.

Evis Berberi e ka kontrolluar indirekt kompaninë “DAAM” edhe pasi e kishte shitur, duke përfituar qindra miliona lekë para publike nga tenderat e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku ai ka qenë titullar.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. 

Ndërsa Valter Begaj dhe Ervis Lami akuzohen për kryerjen e veprave penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Share it :