Aksident te kthesa e Kamzës, kamioni përplas 55-vjeçarin…

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kthesës së Kamzës, ku një kamion ka përplasur një këmbësor.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është rreth 55-vjeç, ndërsa ambulanca po kryen transportimin e tij në drejtim të spitalit.

Nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.

Image

Share it :