Një aksident i rëndë ka ndodhur sot ku një automjet i tipit Citroen është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës pranë rrethrrotullimit në lagjen nr. 4 në Durrës. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit.




