Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, makinat përfundojnë jashtë rruge

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat pas përplasjes së fortë kanë përfunduar në dy anët e parcelave në anësore.

I plagosur ka mbetur një shtetas francez i cili është transportuar te Spitali i Traumës.

Ndërsa në mjetin tjetër ende nuk është gjendur asnjë person ku policia dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në kërkim të ndonjë shtetasi, i cili mund të jetë i plagosur, ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share it :