Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para
Një aksident i rëndë ka nodhur pasditen e sotme, ku ka mbetur i plagosur gazetari sportiv, Ervin Baku.
Burimet bëjnë me dije se, në momentin e aksidentit Baku ka qenë me motor pranë shtëpisë së tij, ndërsa është përplasur një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ku gazetari është dërguar menjëherë te Spitali i Traumës për marrjen e ndihmës së nevojshme, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.




