Deputeti demokrat, Edi Paloka, reagoi pas intervistës së mbrëmshme të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.
Paloka ngre pikëpyetjen nëse do thirret Edi Rama dhe Erion Veliaj nga SPAK për aferën e inceneratorëve, pas ‘rrëfimit’ të Ahmetajt.
“Ahmetaj mbrëmë deklaroi se ai nuk kishte forcën për të mbledhur qeverinë dhe 17 firma brenda ditës për inceneratorët.
Se kush e ka forcën për të urdhëruar akte të tilla, e dijnë të gjithë, përveç SPAK-ut.
Ahmetaj tha “pyesni Ramën e Veliajn”. A do t’i thërrasë SPAK-u?
Po për McGonigal, ka për të vepruar kjo drejtësia e “reformuar” e shoqes Kim, apo për momentin po merret me dorëzimin e vulës së PD tek Tao Palla?” shkruan Paloka.
Ndërsa mbrëmë, direkt pas intervistës, Paloka shkroi: “Ahmetaj nuk e ka kuptuar ende se këto kërcënimet indirekte publike për Ramën dhe Veliajn nuk bëjnë punë… Të njëjtën gjë bëri dhe Tahiri e dihet se ku është sot”.




