Jepet pretenca për ish-zyrtaren e lartë dhe pastruesen

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2.6 vjet burg për ish-zyrtaren e lartë, Alda Klosi si dhe 6 vite burg për sanitaren e Alda Klosit, Rozeta Dobi, të cilës në banesë iu gjetën gati 500 mijë euro, ndërsa kërkon pezullimin e dënimit për djalin e saj, Havier.

Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur në seancën e sotme në gjykatën e Tiranës.

“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”, tha ajo.

Organi i akuzës thekson se është vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 nga banesa e Alda Klosit janë vjedhur 462 mijë euro. Rozeta Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj, Havier Dobi për vjedhje me pasoja të rënda. Përsa i përketë akuzës për pastrim të parave, Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë se Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.

Po ashtu, prokurorja theksoi se dy makinat që përdorte i riu, janë blerë me paratë e vjedhura, me vlerën rreth 300 mijë lekë të reja. Sakaq, prokuroria kërkoi që dy automjetet të kalojnë në favor të shtetit që janë blerë nga Havier Dobi me paratë e vjedhura dhe të hiqej sekuestro për llogaritë bankare të pastrueses Dobi dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që iu janë vjedhur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :