Pas 5 muaj bllokimesh të seancave plenare të Kuvendit dhe komisioneve, opozita dhe mazhoranca i janë rikthyer normalitetit.
Sot, është mbajtur me prani fizike të deputetëve Komisioni për Çështjet Ligjore, ku morën fjalët edhe deputetët demokrat.
Dashnor Sula u shpreh se nuk mund të rinisë mbledhja sikur në këto 5 muaj të mos ketë ndodhur asgjë, duke theksuar se rikthimi i vonuar i normalitetit erdhi për shkak të qëndrimit të mazhorancës.
Rikthimi në komisione erdhi pas dakordësisë mes PS dhe PD për ngritjen e komisioneve hetimore, konkretisht ai i Sterilizimit dhe CHECK UP, dhe ai për Sistemin TIMS.




