Vjosa mbetet e rrezikuar, një vit pas shpalljes Park Kombëtar

Një vit pasi u shpall Park Kombëtar, Vjosa rrezikohet nga dy ndërhyrje me ndikim madhor në ekosistem. Mbrojtja e premtuar duket se  funksionon vetëm në letra.

Në një shpallje ceremoniale, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi asokohe se parku do të përfshijë të gjithë rrjedhën kryesore të Vjosës, bashkë me tre degëzimet e tjera: Bënçën, Shushicën dhe Drinon.

Një vit më vonë, banorët e fshatrave përgjatë luginës së lumit Shushicë po protestojnë kundër marrjen së ujit të këtij lumi, i cili kërcënohet nga ndërtimi i ujësjellësit të Himarës.

Marrja e ujit për këto fshatra do të thotë shpopullim, ata e përdorin atë për vaditje të tokave, por edhe për bagëtitë.

Banorët kanë mbajtur disa protesta, ku kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, që kanë përparuar me rritme të shpejta, në një kohë kur plani i menaxhimit të Vjosës Park Kombëtar nuk është miratuar ende.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për kërcënimin e Vjosës nga ky projekt duke theksuar se “pa Shushicë nuk ka Vjosë”.

Por ujësjellësi i Himarës nuk është i vetmi projekt që kërcënon Parkun Kombëtar të Vjosës. Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë është një tjetër rrezik që i kanoset Vjosës prej kohësh.

Në përvjetorin e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, organizata “EcoAlbania” ka bërë thirrje për ndalimin e projekteve.

“Integriteti i parkut mbetet i kërcënuar nga punimet e vazhdueshme për devijimin e ujit të Shushicës për të ushqyer turizmin masiv bregdetar dhe nga ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mes të deltës së mbrojtur të Vjosës”, – thuhet në reagimin e “EcoAlbania”. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të mbajë premtimet për ruajtjen e Parkut Kombëtar.

Edhe organizata ndërkombëtare “Riverwatch”, e angazhuar në mbrojtjen e Vjosës, i është bashkuar thirrjes për ndalimin e këtyre projekteve.

Si po “sulmohet” Parku Kombëtar Vjosa?

Uji i burimit të Lëpushës do të futet në një rrjet tubash prej 20 kilometër, për të furnizuar zonat turistike në bregdet. Pas Drinosit, Shushica është degëzimi i dytë kryesor i lumit Vjosa, i fundit lum i egër në Evropë.

Shpallja u duk sikur e shpëtoi Vjosën nga hidrocentralet, vetëm për ta përballur me një kërcënim të ri, tharjen e burimeve nga ujësjellësi i Himarës.

Ekspertët shprehen se ka ekzistuar mundësia për burime alternative “por kjo ka qenë rruga më e thjeshtë”.

Leja për ujin është lëshuar në dhjetor 2021, por burimi i Lepushës ndodhet brenda territorit të mbrojtur “Pylli i Dushkut të Zercit”. Ky territor është një monument natyre që i përket një formacioni të veçantë dushqesh të gjelbëra, habitatet e të cilit, në rang kombëtar, janë klasifikuar në listën e kuqe të llojeve të rrezikuara, duke qenë kështu një burim i mbrojtur.

Edhe pse një vend i pasur me burime ujore, në Shqipëri ende ekziston mungesa e ujit 24 orë.

Nisur nga ky problem është hartuar projekti që parashikon devijimin e luginës për të dërguar ujin në Himarë.

Devijimi i shtratit të lumit 104 l/s, ku prurja mesatare vjetore e ujit llogaritet të jetë 139 l/s, pritet të lërë shtratin e lumit të thatë gjatë verës.

Ekspertët thonë se çdo devijim një pellg ujëmbjellës në tjetrin, ekologjikisht sjell të meta.

Për ekspertët më e rëndësishmja është se ky projekt po dëmton Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa si vizion.

Teksa nga ana tjetër, protesta të vazhdueshme ka pasur edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Organizatat mjedisore kërkojnë pezullimin e ndërtimit të një aeroporti ndërkombëtar në zonën e mbrojtur pranë Lagunës së Vjosë-Nartës, një zonë kyç ndalese për mijëra shpend që shtegtojnë çdo vit midis Evropës dhe Afrikës.

Projekti i ndërtimit të aeroportit ka shfaqur dhe një sërë parregullsish. Qeveria shqiptare në një nxitim për të nisur ndërtimin e aeroportit, anashkaloi disa procedura të detyrueshme, duke përfshirë marrjen e lejes së ndërtimit. Aeroporti po ndërtohet në një zonë të mbrojtur dhe pa leje. Punimet kishin nisur tashmë në vitin 2021, ndërsa leja u dha 15 muaj pas fillimit të ndërtimit.

Një vit pas fillimit të ndërtimit, qeveria hoqi zonën ku po ndërtohej aeroporti nga Peizazhi i Mbrojtur Vjosa-Nartë, duke krijuar një hapësirë boshe në mes të zonës së mbrojtur.

Aeroporti i Vlorës po ndërtohet në një zonë me përmbytje, gjë e cila mund të rezultojë në dëm të madh ekonomik në terma afatgjatë.

Teksa këto dy projekte po përparojnë, qeveria po legjitimon ndërtimin në zona të mbrojtura përmes ndryshimeve ligjore në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”.

Duke përdorur forcën e kartonit, qeveria kaloi në Parlament ndryshimet ligjore, të cilat i hapin rrugë ndërtimeve dhe investimeve në zonat e mbrojtura.

Miratimi u bë pavarësisht kundërshtive të organizatave mjedisore, të cilat në kohën që bëhej votimi ishin jashtë parlamentit duke protestuar.

Hapat e parë për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në këto zona, kanë nisur me tkurrjen e tyre, përmes dy VKM-ve të janarit 2022, ku qeveria hoqi mijëra hektarë nga zonat e mbrojtura, duke i reduktuar ato me 20% të sipërfaqes që kishin.

Shqipëria numëron 12 parqe kombëtare, 23 parqe natyrore, 516 monumente, 5 Zona të Mbrojtura me Interes Ndërkombëtar, 5 Peizazhe të mbrojtura dhe 1 rezervat të biosferës, të cilat me ndryshimet e fundit në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” kërcënohen nga ndërtimet./Citizens Channel

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.