Dorjan Teliti, anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, komentoi ne syritv vëmendjen e mujave të fundit, të mediave ndërkombëtare, ndaj korrupsionit në Shqipëri.
Teliti, ndër të tjera, u shpreh se pjesa dërrmuese e parave të investuara në sektorin e ndërtimit në vend, vijnë nga rrjetet kriminale, trafiku i drogës dhe korrupsioni.
“Fakti që mediat ndërkombëtare tashmë shkruajnë pothuajse çdo muaj mbi problematikën e madhe të parasë së pisët në Shëqipëri, të qarkullimit të parasë së drogës, krimit e korrupsionit.
Dhe, ky nuk është një fenomen që nuk ka ndodhur më përpara por tashmë ka marrë përmasa aq të medha saqë nuk është më vetëm realiteti shqiptar që duhet të shqetësohet por tashmë shqetësohen edhe vende tona mike apo partnere.
Janë ata që tashmë po ngrejnë atë këmbanë alarmi që ne kemi prej vitesh që e themi.
Në Shqipëri qarkullojnë para në sektorin e dnërtimit, ku pjesa dërrmuese e tyre nuk vijnë nga kanalet zyrtare por vijnë në formatin e kredive, depozitave nuk vijnë nga kursimet e njerëzve por vijnë nga rrjetet kriminale, nga trafiqet e droges, nga korrupsioni që është fenomen i brendshëm i yni dhe të gjitha këto, tashmë kanë marrë përmasa gjigande, po flasim sipas artikullit të fundit , per 3.7 miliardë euro, janë shifra marramendëse.




