Hetimi i prokurorisë së posacme për ish kreun e ARRSH Evis Berberi ka zbuluar dokumeta te tjera që provojnë se kompania Daam shpk edhe pse me dokumente rezulton e shitur, pronar real i saj vijonte të ishte Evis Berberi.
Faturat e tij telefonike paguheshin pikërisht nga firma, të cilën ai supozohej që e kishte shitur.
Përvec pagesës së kryer të udhëtimit në Turqi dhe tërheqjes së disa shumave të parave nga llogari e kompanisë Daam shpk, Evis Berberi kishte të regjistruar edhe numrin e telefonit të tij në këtë kompani, e cila i paguante faturën mujore.
Në një dokument të siguruar nga Ora News kompani Daam shpk që SPAK thotë zotërohet në realitet nga Evis Berberi ka paguar drejt kompanisë telefonike 31 fatura me vlerë totalë 166,519,15 të cilët janë bërë në forëm e parave cash.
Në dokumentet thuhet se përvec pagesave cash një pjese e faturave janë paguar edhe nëpërmjet llogarive bankarë.
Nga mbledhja e të dhënave rezulton se kompania Daam shpk ka paguar për numerin e telefonit të Evis Berberit një shumë prej 54,199,82 lek.
Këto pagesa janë bërë nga 30 janari i vitit 2023 e deri në muajin nëntor të atij viti.
Përvëc kësaj të dhënë hetusit e BKH kanë dërguar dërguar edhe kërkesë agjensisë shtetororë të kadastres në lidhjë me pronat e regjistruara në emer të kompanisë Daam shpk.
Në përgjigjën e kthyer rezulton se komapnia Daam Shpk është pronarë e 5 pasurivë të palujatshmë.
Sipas SPAK në këto pasuri ndodhet 3 në zonën e Mangullës në afërsi të Petreles dhe 2 të tjera në Trianë.
Nga verifikimet rezulton se këto 5 asete janë dy bashkpronar Daam shpk dhe Net grup shpk.




