Grabitet gjatë natës argjendaria në Tiranë. Autorët hynë nga tarraca dhe morën bizhuteri me vlerë 10 mln lekë

Një argjendari ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës në Tiranë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një argjendari në ‘Rrugën e Dibrës’.

Dyshohet se grabitësit kanë hyrë nga taraca e objektit dhe kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 10 mln lekë.

Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, raporton policia.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :