Sherr me sende të forta në Korçë, tre persona bëjnë për spital 30-vjeçarin nga Tirana

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Korçë.

Tre persona kanë dhunuar një 30-vjeçarin nga Tirana, me këtë të fundit që ka përfunduar në spital/

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :