U kapën me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Policia ka arrestuar dy shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.

“Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :