Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Florian Muka rrëfen detaje: Nuk e njihja Grei, konfliktin e kisha me shokun e tij

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 19-vjeçarit, Grei Bihuci paraditen e së hënës në Fier.

Nga detajet e zbardhura behët me dije se Florian Muka ka vrarë gabimisht 19-vjeçarin ndërsa ka shtuar se nuk e njihte viktimën.

I ndjeri nuk ishte pjesë e konfliktit por kishte ndërhyrë për të ndarë Mukën dhe shokun e tij të cilët po debatonin.

Përveç konfliktit mes tyre mësohet se ka pasur edhe përplasje fizike gjë e cila ka bërë që Bihuci të ndërhyjë për të ulur tensionet mes të rinjve. Pas ndërhurjes së 19-vjeçarit Muka e ka goditur me thikë duke e plagosur rëndë ku më pas humbi jetën.

Autori i vrasjes gjithashtu ka deklaruar se konfliktin e kishte me shokun e viktimës dhe jo me atë.

Ndërkohë edhe policia konfirmon që 19-vjeçari është vrarë pa qene objektivi i një sulmi ndërsa shtojnë se të rinjtë janë takuar në qendër të Fierit krejt rastësisht.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :