Detajet nga plagosja e dy personave në Shkodër, gjendet makina e djegur e autorëve

Një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së studentit të Akademisë së Policisë dhe kunatit të tij, u gjet pranë vendngjarjes në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Automjet tip “Renault”, u gjet nga policia që po kontrollon zonën për kapjen e autorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali, ku u qëllua 28-vjeçari Gjin Leka, student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij, Gjergj Ndërshtiqaj. Të dy u dërguan me urgjencë drejt spitalit.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :