Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg Altin Çokun

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Altin Çokun, i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u hodh nga kati i katërt.

Mbrojtja e Çokut ushtroi ankim në Apel, duke kërkuar caktimin e një mase sigurimi personale më të butë, për shkak dhe të gjendjes shëndetësore.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 10.02.2024, rreth orës 22:30, shërbimet e policisë gjyqësore janë njoftuar se në rrugën “Teuta”, lagjia nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4 katësh shtetësia me iniciale S. A, e cila më pas është dërguar në Spital ku ka gjetur dhe vdekjen. Nga kqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin nën hetim shtetasin A. Ç, në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”,  të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Nga këqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima ka pasur komunikime në rrjete sociale me Altin Çokun në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social. Publikimi i kësaj fotografie, sipas hetuesve, dyshohet se e çoi të renë drejt vetëvrasjes.

Pas ngjarjes, tik-tokeri Altin Çoku u arrestua dhe më 15 Shkurt, Gjykata e Tiranës konfirmoi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :