“Ka plasur automatiku si në ’97”, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati në Lezhë. Dyshohet se ishin 4 atentatorë

Agron Puka mbeti i plagosur rëndë pas atentatit që iu bë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit tek dera e shkollës së fëmijëve të tij.

Një nga prindërit dëshmitar në ngjarje, ka treguar momentin e atentatit. Ai tregon se fëmijët janë tmerruar nga të shtënat e automatikut.

“Janë frikësuar fëmijët. Ka plasur automatiku si në ’97. Personi i plagosur ka qenë i rregullt. Fëmijët janë tmerruar. Ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më parë, fshati ynë është vend i qetë”, tha ai.

Deri tani dyshohet se 4 persona janë përfshirë në atentat. Pas të shtënave ata janë larguar me një mjet tip Audi të bardhë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :