Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia e shqiptare si dhe SPAK, ndërsa kreu i bandës kriminale është një shqiptar.
Bëhet me dije se bëhet fjalë për Dritan Gjikën, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së. Gjika është ende në arrati, ndërsa policia thotë se ka dyshime se ndodhet në Dubai.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar ‘La Pampa’, u arrestuan 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestruan 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë kesh në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.




