18-vjeçarja në Tiranë godet me thikë ish-të dashurin e saj

 

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Një 18-vjeçare ka goditur me thikë ish-të dashurin e saj pas ndarjes.

Blutë bëjnë me dije se djali është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 18-vjeçarja është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :