Gjykata e Posaçme shtyn për më 18 janar seancën ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i akuzuar për “pastrim parash”.
Avokatët mbrojtës të biznesmenit në kërkim ndërkombëtar i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes, me argumentin se drejtësia italiane ka pushuar çështjen për dy persona të akuzuar për të njëjtën çështje.




