Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim sot me banorët e Farkës dhe Petrelës.
Gjatë takimi, Këlliçi është shprehur se programi do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.
“Do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh afatshkurtra. Nëse kryebashkiaku nuk realizon objektivat brenda 4-vjeçarit, dënojeni me vote”, ka nënvizuar gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi.
Reagimi i kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi:
Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur!
Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.
Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.
Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.
Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!








