Shoqëria civile ka protestuar në dyert e Prokurorisë së Tiranës duke bërë thirrje për të zbardhur vdekjen e 22 vjeçares keniane, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë. Gazetarja Xhensila Kodra raportoi se përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë hedhur bojë të kuqe në shenjë proteste.
22 vjeçarja ndërroi jetë pak ditë më parë në vendlindjen e saj. Lajmin e trishtë e konfirmoi Ruth Abongo.E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.





