Kapen 100 kg kokainë në Tiranë, aksioni në një biznes afër urës së Beshirit

Një superaksion i kryer nga sektori i trafiqeve dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramë kokainë në Tiranë.

Ndërhyrja ‘Blic’, e agjentëve të policisë mësohet të jetë kryer rreth orës 13:00 të ditës së sotme në një biznes në zonën e Vaqarrit, që ndodhet afër urës së Beshirit.

Kokaina është gjetur brenda një kompanie bananesh, ndërsa oporacioni është mbikqyruar nga Struktura e Posaçme SPAK.

 

Po ashtu bëhet me dije se disa persona janë arrestuar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

 

Operacioni është zhvilluar nga zyrtarë të policisë së Tiranës dhe strukturat e SPAK, por nuk jepen detaje se kush ka qenë linja e trafikut të kokainës.

Nga informacionet mësohet se operacioni është monitoruar nga porti i Durrësit dhe deri në zonën e Urrës së Beshirit në Vaqarr./ oranews/

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :