Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç!

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka publikuar një video nga zona e Darsisë, ku në mënyrë ironike e quan “Portat e Darsisë”, duke ngritur shqetësime për gjendjen e infrastrukturës energjetike dhe duke ironizuar nismën e propozuar nga ministri Enea Karakaçi për “Portat e Alpeve”.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Korreshi shfaq shtylla elektrike të amortizuara, për të cilat thekson se tregojnë mungesë investimesh dhe neglizhencë institucionale. “Video flet vetë”, shprehet ai, duke e paraqitur situatën si kontrast me projektet e promovuara nga qeveria.

Reagimi i deputetit vjen vetëm pak ditë pas debatit në Kuvend mes tij dhe ministrit Karakaçi, ku palët shkëmbyen akuza për prioritetet e zhvillimit dhe menaxhimin e investimeve të energjitikës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :