I mbani mend ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi? Sot të gjithë të shpërblyer me poste të larta

Nga Flamur Vezaj

Projekti per Reformen ne Sistemin e Drejtesise ne Shqiperi u mbeshtet financiarishte nga SOROS-i dhe perfaqesi te ndryshme diplomatike, te cilet me pas ushtruan edhe presionin kryesor te politika per te miratuar keto ndryshime rrenjesore! Kete projekt te madhe e menaxhoje ish-kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj qe pas reformes u emerua Minister i Brendshem! E nga ku u largua pas skandalit te vellait te denuar per trafik droge! Por nuk eshte vetem Xhafa qe u ngrit ne detyre pas miratimit te reformes ne drejtesi! Shume eksperte te larte, me miratimin e Xhafes, qe ishin berthama e kesaj reforme, bashke me disa konsulent te jashtem, avokate, pedagoge e juriste te institucioneve dhe OJQ-ve te ndryshme, qe kontribuan ne ndryshimet e reja ligjore, moren poste ne keto institucionet e reja te krijuara pas reformes! Emrat dhe listat e eksperteve i gjen te faqja e Kuvendit ku jane te detajuara! Po online jane edhe postet e reja qe kane marr po keta eksperte qe bene te gjitha ndryshimet Kushtetuese e ligjore! Duket sikur keta te emeruarit e rinje, paskan vendosur kriteret ne refomen e drejtesise fiks per CV-te e tyre qe pas miratimit te kapin keto pozicione pune!

#Per te gjithe kurreshtaret, me poshte keni emrat e 27 eksperteve te reformes (ka akoma tjere) qe tregon ku ishin para reformes dhe ku jane pas miratimit te saj dhe nxirrni vet konkluzionet se cfare fati kishin! Une jam pro reformes por jo pro individeve qe rregulluan kriteret per CV-it e tyre ne kete reforme te madhe! Ky eshte realiteti i reformes dhe nuk eshte propagande! E verteta duhet thene siç eshte e jo te mbyllim gojen perballe ketyre “fatlumeve” te rastesishem qe plotesonin kriteret per vendet e reja!

##

Emrat, ku ishin e ku jane:

#Arben Rakipi nga avokat e pedagoge behet drejtor i Shkolles se Magjistratures!

#Gent Ibrahimi, nga eksperte ligjore ne OJQ behet anetare dhe kryetar i KLP-se!

#Ilir Panda nga avokat, anetare i Gjykates se Larte!

#Sokol Sadushi nga drejtor i Shkolles se Magjistratures, anetare i Gjykates se Larte dhe kryetar de facto!

#Ardian Dvorani, nga anetar i Gjykates se Larte, kreu i KED-it deri diten kur u shkarkua e tashme eshte gjyqtare i Gjykates se Apelit!

#Florian Ballhysa nga jurist Kuvendi tashme Komisioner Publike prane KPK-se e KPA-se!

#Elsa Toska (Dobjani), nga juriste, tashme gjyqtare e Gjykates Kushtetuese!

#Darjan Pavli, nga jurist SOROS-it tashme perfaqeson Shqiperine si gjyqtare ne Gjykaten e Strasburgut!

#Fjona Papjorgji nga juriste emerohet gjyqtare e Gjykates Kushtetuese!

#Alma Vokopole nga juriste emerohet antare e KPK-se!

#Erjon Muharremaj nga pedagoge zgjidhet anetare i KLGJ-se!

#Anjeza Buzo nga juriste e Kuvendit zgjidhet gjyqtare ne Kavaje!

#Etilda Gjonaj nga komisionere e Avokatit te Popullit emrohet si zv/ministre dhe me pas Ministre e Drejtesise!

#Sokol Çomo nga avokat emerohet anetare i KPA-se!

#Artan Hoxha nga dekan i Fakultetit Juridike, zgjidhet Rektor i Universitetit te Tiranes!

#Henrik Ligori nga prokuror jep doreheqje (per te mos bere Vetingun) dhe tashme eshte pedagoge te Shkolla Magjistratures!

#Marjana Semini, nga pedagoge tani eshte edhe anetare e Bordit te Disiplines se Noterise!

#Arta Vorpsi nga juriste, u kandidua per antare Gj.Kushtetuese dhe betua te noteri por u refuzua si kandidature por tashme eshte shefe kabinete ne Gj.Larte!

#Jonida Gaba nga asistente (juriste) A.Hoxhes behet shefe kabineti ne M.Drejtesise dhe kryetare Bordit te Disiplines te Notereve!

#Sokol Bano nga konsulent (juriste) u zgjodh zv/rektor i Universitetit te Vlores!

#Adea Pirdeni nga ndihmese e A.Anastasit (juriste) tashme zv/ministre e Drejtesise!

#Klajdi Karameta nga ekspert EURALIUS tashme Zv\minister drejtesie!

#Helena Papa nga ILDKPKI-ja u emerua drejtore kabinetit ne KLGJ!

#Julian Hodaj, nga ekspert i Euralius eshte emeruar zv/minister i Brendshem!

#Borana Mustafaraj nga ndihmese e S.Sadushit tashme keshilltare akademike ne Sh.Magjistratures!

#Gent Gazheli nga drejtoria e pastrimit te parave tashme Drejtor i Pergjithshem i Doganave!

#Andi Mazi nga Ministria e Integrimit, keshilltare prane kryeministrit!

#Oltjon Muzaka nga sekretare te Ministria e Kultures emerohet sekretar u pergjithem ne Ministrine e Financave!

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.