Gjendet vetura e djegur, brenda edhe një viktimë

Një makinë është djegur në fshatin Vlashnjë të Prizrenit pasditen e sotme.

Sipas mediave në Kosovë, brenda automjetit të djēgur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdēkje e dyshimtë.

“Bëhet fjalë për një veturë të djēgur, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetuar një rast si vdēkje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Gashi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :