Rama në GJKKO/ ‘Ka prapaskenë politike’, Gjokutaj: Kambanë alarmi për sistemin, SPAK në letargji të thellë!

Rama në GJKKO/ ‘Ka prapaskenë politike’, Gjokutaj: Kambanë alarmi për sistemin, SPAK në letargji të thellë!

Kryeministri Edi Rama është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, një lëvizje e paprecedentë që ka ngjallur debat të gjerë publik.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, avokati Genc Gjokutaj, u shpreh se kjo thirrje nuk duhet parë si shenjë e funksionimit të drejtësisë, por si një manovër që fsheh prapaskena të thella politike.

Gjokutaj e sheh thirrjen e Ramës në GJKKO jo si një akt drejtësie, por si një “kambanë” alarmi për ndërhyrjen e politikës në proceset gjyqësore.

Gjokutaj theksoi se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka rënë në një “letargji” dhe “pasivitet total”, duke vepruar në mënyrë selektive.

Sipas tij, “dera e SPAK-ut është akoma e mbyllur për Edi Ramën”, ndërkohë që veprimet e tij janë përqendruar në goditjen e opozitës. Ai pretendon se SPAK ka injoruar raste të tjera të bujshme, ndërsa po përdoret si një instrument për të çmontuar kundërshtarët politikë.

Avokati shprehet se i gjithë procesi hetimor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është i mbushur me parregullsi procedurale që, sipas tij, e bëjnë atë të pavlefshëm.

“Nuk flitet për Sali Berishën si person këtu. Flitet për opozitën shqiptare,” thekson Gjokutaj, duke shtuar se qëllimi final është “shkatërrimi i demokracisë në Shqipëri”.

Duke e cilësuar kryeministrin si “kreatorin dhe autorin e kësaj çështjeje”, Gjokutaj theksoi gjithashtu se ishte Rama ai që ktheu Klubin “Partizani” në shesh ndërtimi dhe lëshoi lejen përkatëse.

Dera e SPAK-ut është akoma e mbyllur për Edi Ramën, është dera e GJKKO-së në fakt. Sepse SPAK-u i ka vënë drynin nga jashtë dhe nga brenda për Edi Ramën, edhe unë kam bërë një status, them gabimet e SPAK-ut, i ka kuptuar gabimet SPAK-u, që ka bërë me Belinda Ballukun, sepse SPAK-u tash i ka kaluar në një pasivitet total. Domethënë, nga një kërkesë e rrëzuar, nga një masakër e organit ligjvënës, kuvendi që duhet të jetë mbi nivelin e agjencive ligjzbatuese, ai që e prodhon ligjin, duhet të jetë më serioz sesa ai që e zbaton ligjin.

Kështu që, historia është e tmerrshme që SPAK-u tash ka rënë në një letargji. Dhe nuk vepron më. Ne nuk e dimë se çfarë bëhet me çështjen e Belinda Ballukut. Siç është çështja e Erion Velisë, që këta vazhdojnë edhe pastaj rregullojnë dhe ligjin e njërën-tjetrën. Pra, këta kanë vendosur një standard: harresa, koha fshin çdo gjë.

Thirrja e Edi Ramës në GJKKO është një kambanë, e cila nuk është se e bën GJKKO-në një organ serioz, sepse unë do t’ju them çfarë qëndron mbrapa këtij vendimi. Është thirrja e Edi Ramës fizikisht, por janë mohuar pikërisht manteli politik i procesit, CD-të e tij në asambleja për incizimin e këtyre proceseve, heqja e dosjes së Irena Gjokës, e cila shkakton pavlefshmërinë e gjithë hetimit të kësaj çështjeje dhe nuk flitet për Sali Berishën si person këtu. Flitet për opozitën shqiptare, ku ky person, që quhet Edi Rama, është kryeministri i Shqipërisë, ka vendosur pikërisht SPAK-un që të çmontojë opozitën. Pra, për të shkatërruar demokracinë në Shqipëri, pa marrë parasysh kush e përfaqëson opozitën sot.

Kjo është pushtet, maxhorancë, opozitë. E kupton? Këtu është shkatërruar një raport jetik për një demokraci dhe kjo është e tmerrshme. Ndërkohë që Berishën, liderin e opozitës, që mund të ishte dikush tjetër, po themi, e çon në arrest shtëpie. Hetimi në SPAK, i pathirrur asnjëherë. Në asnjë agjenci ligjzbatuese ky njeri. Ky duhet të ishte i pari që duhet ta hapi vallen e dasmës.

Pra, ky njeri thirret për herë të parë në historinë e tij 14-vjeçare si kryeministër, me gjithë këto që ka në kurriz, thirret për herë të parë, dhe pozitivja është vetëm kjo, që ky po futet së fundmi në një format që të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë që thotë dhe jo gallatat që bën nëpër forume, atëherë Edi Rama është kreatori i kësaj çështjeje, autori i kësaj çështjeje, sepse ai ka kthyer klubin Partizani në shesh ndërtimi, ka lëshuar dhe lejen e ndërtimit. Nuk e ka zbardhur, është detyruar me gjyq ta zbardhë dhe është paguar 400 mijë euro dëmshpërblim për këtë histori. Dhe ky duhet të vijë të shpjegojë se unë nuk di kush dëshmitar tjetër do të jetë më i rëndësishmi. Edhe vëllai.

Po është bërë mosfillim i çështjes. Nuk pranojnë asnjë letër ata. Dhe ç’ka bërë gjykata? Gjykata, për t’i hequr pjesën politike, nuk ka pranuar të shqyrtojë këto CD që ne kemi dorëzuar, që vërtetojnë pikërisht iniciativën politike. Se SPAK-u e di ç’ka bërë? SPAK-u ka marrë rolin e kuvendit dhe të Gjykatës Kushtetuese. SPAK-u kritikon ligjin, SPAK-u nxjerr të paligjshëm ligjin. Këto që i bën kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese. Ka marrë këtë kompetencë. Pse? Me urdhër të këtij. Dakord? Dhe këtu është gjithë problemi që neve duhet ta vërtetojmë dhe ka një praktikë të konsoliduar të Strasburgut, është rasti i Turqisë dhe i Francës. Është shumë sensitive ndërhyrja e politikës në proces. Sepse është determinant në çdo vend të botës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :