Kryeministri Edi Rama është i mbuluar nga truprojat dhe makinat e blinduara.
Kështu u shpreh në Opinion ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha edhe vlerën e tre makinave të blinduara që shoqërojnë kreun e qeverisë.
Sipas tij, Ramën e ka kapluar frika ndaj dhe lëviz super i blinduar.
“Lëviz me 3 mjete të blinduara me vlerë 1.3 milionë euro. RENEA-n me vete, Gardën. A doni foto që është identik me Kim Jong Un? Rrugët bllokohen kudo në rrugë”., u shpreh Berisha.
“Ka krijuar një shkallë të lartë armiqësie. Janë larguar 600 mijë shqiptarë. Kanë vrarë veten shumë njerëz, në Vlorë janë mbytur me dhjetëra njerëz”, vijoi ish kryeministri.




