Meta kërkesë GJKKO-së për mënyrën e trajtimit në seanca: Të qëndroj pranë avokatit mbrojtës…

Meta kërkesë GJKKO-së për mënyrën e trajtimit në seanca: Të qëndroj pranë avokatit mbrojtës…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë lidhur me trajtimin e tij si i paraburgosur gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Në parashtrimet e mbrojtjes, theksohet se mënyra aktuale e trajtimit të Metës në sallën e gjyqit përbën shkelje të disa parimeve themelore ligjore, përfshirë nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës së Shqipërisë, që lidhen me prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, kërkon që ish-presidenti të lejohet të qëndrojë pranë mbrojtësit gjatë gjithë seancave, duke argumentuar se kjo është e domosdoshme për garantimin e një gjykimi të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

Ne si përfaqësues ligjor kërkojmë që, ish Presidenti të ketë mundësi të qëndroj në krahë të mbrojtësit të tij, gjatë gjithë seancave gjyqësore sepse vetëm kështu do mund të garantohet zhvillimi një gjykimi të drejtë, ku palët të jenë të barabarta siç e përcakton jo vetëm Kushtetuta e Shqipërisë por edhe Konventa Evropiane të Drejtave të Njeriut. Kërkesa jonë si përfaqësues ligjor i ish-Presidenti nuk është një kërkesë rutinë. Kërkesa jonë është në përputhje me çdo standard i një drejtësie dhe gjykate që funksionon në një vend demokratik, që si parim ka shtetin e së drejtës. I pandehuri i paraburgosur, duhet të qëndrojë patjetër në krahë të mbrojtësit të tij, jo vetëm për arsye diskriminuese dhe paragjykuese por edhe për të ruajtur kofidencialitetin, sepse gjatë procesit gjyqësor kërkohet edhe një bashkëpunim ndërmjet të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, gjë që në kushte të tjera është e pamundur. Sipas Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, mbyllja në ‘kafazin me xhama’ e të pandehurit gjatë seancave gjyqësore është sa diskriminuese, antihumane dhe paragjykuese”, shprehet avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :