Policia nuk kursehet as me gazetarët!!! Ndërhyrë me forcë…

Duket se situata më e tensionuar në nisje të protestës së opozitës është përpara Ministrisë së brendshme, ku janë të vendosur banorët e Astirit.

Në mbrojtje të tyre janë dhe ish-deputetët e opozitës Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

Punonjësit e policisë nuk kanë kursyer me shtyrje dhe gazetarin Erjon Skëndo dhe operatorin e Fax News, të cilët po raportonin live atë që po ndodhte te protesta.

Ndërkohë që policia ka ndërhyrë me forcë dhe ndaj disa zonjave që ishin pjesë e protestës.

 

Share it :