La Russa mban premtimin, heq mjekrën pasi humb zgjedhjet

0
142

la russaITALI- Ish-ministri i Mbrojtjes në Itali, tashmë kryetar i partisë “Vëllezërit e Italisë”, Ignasio La Russa ka mbajtur premtimin për të hequr mjekrrën nëse partia e tij humbte zgjedhjet.

“Nëse partia ime do të mbetet jashtë Parlamentit Evropian, atëherë unë do të heq mjekrën”, ky ishte premtimi i La Russa, i cili u vu në zbatim drejtpërdrejt në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa.

Ky premtim është bërë nga La Russa, në fund të muajit janar 2013, ndërsa tani që partia “Vëllezërit e Italisë” e humbi mundësinë për të qenë pjesë e Parlamentit Evropian me 3.7 për qind të votave, ai u kthye në studion e Vespës për të mbajtur premtimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency