Pamje të rënda/ Momenti kur deputeti i PD, Kliti Hoti qëllohet me plumb gome pranë shtyllës kurrizore

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është qëlluar me plumb gome nga efektivët e Policisë.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Hoti goditet në pjesën e shpinës, pranë shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata në terren është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të deputetit pas incidentit.

Share it :