Investigimi/ Kush janë dy Izraelitët që përmend Agasi, lidhjet me Vuçiç dhe Netanyahu dhe hijet e një programi përgjimi

Investigimi/ Kush janë dy Izraelitët që përmend Agasi, lidhjet me Vuçiç dhe Netanyahu dhe hijet e një programi përgjimi

Me apo pa Edi Ramën pjesë të grupit, qëllimet e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit duket se qëllimet kanë qenë të qarta. Por ajo që do ju tregojmë në vijim janë pjesa më e rëndë e kësaj historie, që duket se nuk ka të bëjë vetëm me nxjerrje sekreti shtetëror apo mbrojtje të kreut të një organizate kriminale nga drejtoresha e SHISH.

Të dhënat e siguruara nga SPAK, tregojnë qartë se me aktivitetin e saj Vlora Hyseni ka qenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të krimit, e për më tepër shumë prej bashkëpunëtorëve rezultojnë të lidhur me shtete jo dashamirëse të Shqipërisë e me aktivitet të hapur kundër interesave shqiptare

E ky bashkëpunim, sipas edhe intepretimit të Drejtësisë Shqiptare, Vlora Hyseni ka kryer një akt të rënd tradhtie ndaj kombit shqiptar

Në dosjen hetimore, SPAK konsideron të domosdoshme mbajtjen e Vlora Hysenit me masë arresti për shkak të lidhjeve të saj me personazhe të botës së errët në vende të ndryshme, që mund t’i siguronin asaj arratisjen dhe pamundësinë e institucioneve të drejtësisë për ta gjetur. Dhe për të mbështetur këtë dyshim, SPAK liston provat e komunikimeve me dy shtetas izraelit, që flasin për aktivitetin e tyre kriminal me Ergys Agasin, dhe në këto biseda provohet qartësisht lidhja, mbështetja dhe ndikimi që Vlora Hyseni ka në institucionet e tjera për llogari tëorganizatës së tyre kriminale.

kriminale.

DOSJA HETIMORE

Gjykata më tej arsyeton se komunikimet e ndërmjetësuara nga Z. Ergys Agasi me shtetas të huaj (të identifikuar me pseudonimet “Shalev Israel” *** “Srulik Einhorn Koces”), të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e Shërbimit Sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkretetë rrezikut se Znj. Vlora Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtë kontrollit efektiv të organeve proceduese.
Lidhja e ngushtë e personave nën hetim, sikurse referohet nga SPAK, Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni, pasqyrohet edhe në mesazhet e dërguara dy shtetasve izraelitë:

Ergys Agasi sms Shalev Israel:

E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret
Ndërkaq në një tjetër komunikim Ergys Agasi i shkruan shtetasit tjetër izraelit i identifikuar si Srulik Einhorn Koces.

Ergys Agasi sms Srulik Einhorn Koces

Jemi me fat që këtu e kanë kapur vetë amerikanët dhe e dinë sjelljen e tij dhe diçka tjetër, drejtoresha e shërbimit sekret do të takohet vetë me të dhe do t’i flasë për këtë punë, duke i sjellë prova që prokurori e ka bërë këtë për interesa të tjera.
Pra në këto komunikime duket qartë roli i Vlora Hysenit, e cila sipas Ergys Agasit, për të ndikuar në një proces hetimor do të ketë kontakte edhe me zyrtarë amerikanë, tek të cilët do të flasi kundër prokurorit që po kryejnë këto hetime.

Bisedat dhe emrat e përmendur vënë në diskutim cënimin e sigurisë kombëtare jo vetëm për llogari të karteleve, por edhe rrjeteve globale të krimit të organizuar apo edhe agjencive të tjera inteligjente. Njëri prej tyre identifikohet me emrin Shalev, ndërsa tjetri si Srulik Einhorn. Nga një kërkim i thjeshtë për këtë të fundit, dalin të dhëna që është një nga 40 izraelitët më me ndikim në vendin e tij, i njohur si konsulent marketing dhe ish-këshilltar politik me lidhje të afërta me Benjamin Netanyahun dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Por së fundmi i shpallur në kërkim për çështjen Qatargate dhe Rrjedhja e dokumenteve sekrete.

Të dhënat që rezultojnë rreth këtij emri tregojnë se ka punuar si këshilltar strategjik dhe drejtues kreativ i fushatave elektorale të Benjamin Netanyahut dhe partisë Likud, veçanërisht gjatë viteve 2019–2022. Ka punuar si këshilltar komunikimi për Aleksandar Vuçiçin, duke ndihmuar në promovimin e imazhit të tij në mediat ndërkombëtare. Ka themeluar kompaninë “Perception Media”, e cila merret me komunikim strategjik dhe konsulencë politike.

Por cilat janë dy çështjet që përmendet ndërkombëtarisht?

Sa i takon çështjes Qatargate, dyshohet se ka marrë pjesë në një fushatë komunikimi në favor të Katarit, përmes bashkëpunëtorëve të afërt me Netanyahun.

Ndërsa për çështjen e rrjedhjes së dokumenteve secrete, është hetuar për dyshime lidhur me kalimin e një dokumenti ushtarak konfidencial te gazeta gjermane Bild në vitin 2024. Në korrik 2025, I njohur si strategu izraelit Srulik Einhorn u mor në pyetje për tri ditë në Beograd nga dy hetues të njësisë speciale izraelite, në Prokurorinë e Lartë Publike të Beogradit, me pjesëmarrjen e një prokurori serb, ku një pjesë e materialeve u klasifikua si tepër konfidenciale. Policia izraelite ka deklaruar se ndaj tij është lëshuar urdhër arresti dhe se ai ndodhet në Serbi, ku mesa duket zbatimi I këtij urdhër arresti është pezulluar.

Kjo edhe për faktin se Srulik Einhorn cilësohet gjerësisht në Beograd si strategu izraelit që këshillon Aleksandër Vuçiç. E në këtë formë bëhet edhe më e qartë lidhja dhe bashkëpunimi mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçic, ku këshilltarë të dy liderëve janë bashkëpunëtor në aktivitetet ndërkombëtare kriminale.

Emri i dytë i shtetasit izraelit që del në kominukime është “Shalev Izraeliti”.

Sipas të dhënave jo zyrtare, personi i regjistruar në telefonin e Agasit si Shalev Izraeliti është Shalev Hulio, një personazh të njohur në fushën e kibernetikës për prodhimet e programeve të përgjimit, sot pronar i kompanisë Dream e më herët themelues i kompanisë NSO Group, prodhuese e programit më të sofistikuar të përgjimeve të çdo niveli, Pegasus. Pikërisht këtu ngrihen një sërë pyetjesh që presin përgjigje dhe pa dyshim, organini akuzës i ka të gjitha në fashikujt e zbardhur të telefonave të Ergys Agasit.

Çfarë sherbimesh kërkonte Ergys Agasi nga Shalevi i Pegasus, kush është përgjuar dhe sa janë pergjuar?

Organizata kriminale ku Vlora Hyseni dukshem bën pjesë, është shumë më e komplikuar se thjesht trafiku i drogës, apo korrupsioni.

Emrat që kemi permendur në emisionin e sotem kanë pasur secili një rol të qartë e kontribut të qenësishëm në dosjen e shekullit. Duhet diligjencë e durim për të zbërthyer çdo veprim e çdo dëm që ky grup kriminal i veshur me petkun e pushtetit ka bërë.

E veç përgjimeve të çdokujt në Shqipëri, fakt është lidhja e fortë mes Ergys Agasit dhe Vlora Hyseni me Srulik Einhorn Kace, strategut izraelit që ndërtoi strategjinë e pushtetit të Aleksandër Vuçiç, marrëdhënie e cila kompromenton rëndë lidhjet jo vetëm kriminale por edhe të inteligjencës shqiptare me atë serbe.

Fakt është gjithashtu, që siç në përgjime Ergys Agasi flet për ndikimin që Vlora Hyseni do të ketë tek pala amerikane për të ndërhyrë në hetimet që po zhvillon prokurori, ashtu edhe Ergys Agasi vazhdimisht kërkonte që të kishte ndikim nëqarqet më të larta të përfaqësisë së SHBA në Tiranë.

Një analizë e publikuar nga Tirana Examiner e zgjeron historinë përmes mesazheve të tjera, të cilat redaksia thotë se i ka parë në formën e pamjeve të ekranit.

Sipas këtyre komunikimeve, Agasi kishte nisur që në muajin qershor të interesohej për Eric Wendt, në atë kohë i nominuar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Ai i kishte dërguar një kontakti izraelit informacion mbi karrierën e diplomatit amerikan, duke theksuar veçanërisht shërbimin e tij të mëparshëm në Jerusalem dhe duke kërkuar kontakte apo informacione që mund t’i shërbenin për t’iu afruar.

Por pjesa më domethënëse e komunikimeve i përket 6 gushtit, kur Agasi, sipas Tirana Examiner, diskutonte dy kanale të mundshme për të arritur te ambasadori amerikan.

I pari ishte një pronare televizioni, të cilën Agasi e konsideronte personin e tij më të besuar për të zhvilluar një takim me diplomatin. Madje, në komunikime përmendej edhe mundësia që ambasadori ta jepte intervistën e tij të parë në televizionin e saj, si një mënyrë për të krijuar marrëdhënie të mira.

Kanali i dytë ishte vetë drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Sipas mesazheve, Agasi pretendonte se ajo do të takohej me ambasadorin dhe do t’i paraqiste prova që, sipas tij, tregonin se prokurori i SPAK-ut kishte vepruar për interesa të tjera. Një prej mesazheve më të rëndësishme është pyetja që kontakti izraelit i drejton Agasit: “A mund të më thuash saktësisht çfarë na duhet nga ambasadori?” Përgjigjja, sipas analizës së Tirana Examiner, e orienton bisedën drejtpërdrejt te prokurori që po hetonte Agasin. Kjo e vendos komunikimin në një kontekst tjetër nga ai i raportimit fillestar për miqësinë mes Agasit dhe Hysenit apo për rrezikun e mundshëm të arratisjes së ish-drejtueses së SHISH-it.

Dhe në fund, sipas provave të SPAK, mrrëdhënia ka qenë edhe financiare. Me përfitime respective nga personazhet e përfshira. SPAK ka arritur të sigurojë edhe transaksione financiare, që konfirmojnë se para të marrë në mënyrë kriminale nga tenderat e AKSHI-t, përfundonin në xhepat e Vlora Hysenit, duke u transferuar nëpërmjet kompanive të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit.

Këto prova pasuan me ngritjen e dy akuzave të reja për Vlora Hysenin, atë tëkorrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave, ndërsa në shqyrtim është edhe shtimi i akuzës si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ish drejtoresha e SHISH dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani.

Pikënisja e hetimeve ishte një fletë formati më shënim dore, e gjetur në E.A Tobaço të Ergys Agasit, ku shënoheh shifra 119.162.400 lekë, nga ku zbritej TVSH dhe tatim fitime dhe në fund mbetej rreth 84 mln lekë të reja.

SPAK ka vërtetuar se shifra prej 119.162.400 lekë (pra rreth 1.2 mln euro), identike me atë të shënuar në letrën e gjetur në zyrën e Agasit, është transferuar drejt “Enklo Counstruction” nga dy biznese “Sinteza Co” dhe “Albascan”, që kishin fituar një tender të AKSHI-t me vlerë rreth 18 milionë euro. Paratë “Enklo Counstruction” i merr për shërbime kompjuterike, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me teknologjinë e informacionit por operonte në fushën e ndërtimit. Qëllimin SPAK e zbulon më tej.

Pikërisht kjo kompani i paguan Ergys Agasin Range Roverin e famshëm me targa G444A, në shumën prej 290.000 Euro. Po “Enklo Counstruction”, i dërgon një shumë prej 420 mijë eurosh kompanisë “Fortis Beton”.

Nga këtu, janë pikasur dy transferta jashtë vendit, nga 250.000 Euro secila në mars 2024, drejt kompanisë gjermane Ëilhelm & Co. Transferta është bërë me arsyetimin për projektimin arkitekturor të një qendre tregtare rreth 17.000 m2 në Tiranë, që nuk është bërë kurrë.

Në këtë biznes gjerman punon një nga vëllezërit e Vlora Hysenit, Skënder Hyseni, dhe SPAK thotë se 500 mijë eurot janë nisur si shpërblim nga Agasi për shërbimin që ish shefja e SHISH i bënte, dhe se burimi i parave janë lekët e përfituara nga AKSHI.

Një tjetër pagesë prej 450.000 Eurosh është anuluar më 27 shkurt 2024. Ishte nisur drejt një tjetër biznesi gjerman Erd & Tiefbau Dingler GmbH. Kjo kompani ka përfaqësues një person me emrin Izet Dingler, që rezulton të jetë vëllai tjetër i Vlora Hysenit. SPAK përmes hetimeve ka vërtetuar se Izet Dingler ka pasur më herët mbiemrin Hyseni dhe se kjo është pranuar nga vetë deklarimet e ish Shefes së SHISH para SPAK por edhe nga certifikatat familjare.

Sipas SPAK, Ergys Agasiu ka përdorur fonde të AKSHI për korrupsion kundrejt Vlora Hysenit dhe se anulimi i transfertës së tretë prej 450.000 Euro nuk e përjashton dyshimin se ajo shpërblehet nga Agasi për dhënien e informacioneve sekrete të SHISH. Prokuroria shton se këto fakte janë në verifikime të mëtejshme. Janë nisur letra porosi për autoritet në Kosovë dhe në Gjermani, për të gjetur më shumë detaje në lidhje me vëllezërit e Vlora Hyseni dhe lëvizjet e parave nga kompanitë ku njëri është i punësuar dhe tjetri pronar.

Emrat Izet Dingler dhe Skënder Hyseni figuronin në hetimin e Antimafias italiane “Karaburun”, ku u përfshinë 237 persona dhe figura të njohura të narkotrafikut ndërkombëtar. Sot SPAK po ndjek një qark financiar prej 950 mijë eurosh drejt Gjermanisë, me dy transferta të realizuara dhe një tjetër të anuluar, ndërsa Ergys Agasi dyshohet se përdorte paratë e AKSHI-t për të siguruar informacionet sekrete të SHISH.

Por a ishte rastësore përfshirja dhe aktiviteti i Drejtoreshës së SHISH për llogari tëorganizatave kriminale?

Dhe a u kontrollua figura e saj dhe lista e kontakteve përpara se të merrte këtë detyrë? Në media prej kohësh janë denoncuar lidhjet e saj me personazhe të botës së krimit, dhe këto denoncime lidheshin pikërisht me dy vëllezërit e Vlora Hysenit, si të përmendur në rrjete trafiku ndërkombëtar tëdrogës.

Që më herët, në media u denoncua se dy vëllezërit e saj, Izet Dingler dhe Skënder Hyseni, figuronin në një dosje të madhe të Antimafias italiane për trafik ndërkombëtar droge.

Dosja quhej “Karaburun” dhe ishte zhvilluar nga Prokuroria e Catanzaros, institucioni që në atë periudhë drejtohej nga Nicola Gratteri, prokurori italian i njohur për luftën kundër ‘Ndrangheta-s. Në shtator 2020, Antimafia italiane njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake ndaj 237 personave, italianë, shqiptarë, kosovarë dhe shtetas të vendeve të tjera, të përfshirë në një hetim për trafikimin e kokainës, heroinës dhe kanabisit në Europë.

Në listën e publikuar nga gazeta italiane Corriere della Calabria shfaqen qartësisht emrat Izet Dingler dhe Skender Hyseni, të dy të identifikuar si persona të lindur në Kosovë.

Hetimi “Karaburun” përfshinte veprimtari të dyshuara kriminale të periudhës 2001-2008.Sipas prokurorëve italianë, rrjeti siguronte sasi narkotikësh nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika dhe vende të tjera europiane, për t’i futur në tregun italian.

Në dosje përmendeshin emra me histori të rëndë në narkotrafikun ndërkombëtar, mes tyre Princ Dobroshi, vëllezërit Edmond dhe Alfred Beqiri, Ndue Sokoli, Arben Veliko, Marenglen Halka dhe Fatbardh Kapllanaj. Në të njëjtën listë të përgjithshme figuronin Izet Dingler dhe Skënder Hyseni.

Se cili ishte fati i kësaj dosje dhe vëllezërve të Vlora Hysenit, emisioni Plug nuk arriti tësigurojë të dhëna nga burimet publike të informacionit, të cilët nuk rezultojnë tëdënuar për përfshirjen në këtë dosje.

Teksa vëllezërit e Vlora Hysenit përmenden në dosje të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar ka ngritur dyshime të forta, që ish-drejtoresha e SHISH ka konsumuar veprat më të rënda penale që lidhen me tradhtinë ndaj atdheut.

DOSJA HETIMORE

Gjykata sjell në vëmendje se drejtuesja e SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit, ndërkohë që vetë institucioni që ajo drejton përbën një institucion të mirëfilltë që mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare, duke shtuar se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Vlora Hyseni ka shkelur detyrimet ligjore që parashikohen në Ligjin nr.8391, datë 28.10.1998 “PërShërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, duke individualizuar nenin 3, 5, 9 dhe 10 të këtij ligji.
Pikëisht këto parashikime ligjore të ciltuara nga Gjykata, janë përcaktimet e funksionimit të drejtuesit të SHISH, që mosrespektimi i tyre lidhet drejtëpërsëdrejti me Sigurinë Kombëtare dhe me akte tradhtie ndaj atëdheut. Madje në nenin 10 parashikohet qartë, se asnjë informacion i siguruar gjatë detyrës nuk duhet të nxirret, por Vlora Hyseni nuk nguroj ta shkelte as publikisht, kur teksa shkonte në SPAK për tu njohur me masën e sigurisë, këto informacione t’i përdorte edhe kundër gazetares Klodiana Lala.

Me këtë veprim, Vlora Hyseni tregoi edhe njëherë qartazi se nuk shqetësohej as për shkeljen e ligjit por as për sanksionet, kur përballë ishte mbrojtja e interesave tësaj personale dhe Ergys Agasit.

SPAK dhe Gjykata në dosjen hetimore shkojnë edhe më tej, pasi këtë deklaratë të Hysenit, nuk e konsiderojnë vetëm shantazh ndaj gazetares, por si qëllim ishte dërgimi i mesazheve të qarta në përfaqësues të drejtësisë, siç në komunkime me shtetasit izraelit, Ergys Agasi konfirmoi ndikimin tek prokurori.

GJKKO

Gjykata kërkon hetimin e qëllimit të vërtetë të ketij kercenimi dhe se Vlora Hyseni po administron per qellime te tjera informacione qe i ka patur kur ka punuar si drejtuese e SHISH.
Me këtë konstatim, e urdhërim nga ana e Gjykatës pikpyetjet e ngritura janë edhe më të forta, nëse Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi kanë përdorur SHISH për sigurimin e informacioneve që më pas do të përdoreshin për mbrojtjen e aktivitetit të tyre kriminal.

Duket qartë që në krye të SHISH Edi Rama vendosi një personazh të larguar më herët nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës për dyshime mbi shërbime ndaj Serbisë. Që vinte nga një famile ku të paktën dy vëllezërit e saj ishin përmendur në dosje të trafikut të drogës, e në fund SPAK konfirmon që vetë Vlora Hyseni vendosi SHISH në shërbim të organizatave ndërkombëtare tëtrafikut të drogës.

Përse Edi Rama do të mbyllte sytë përballë kësaj CV-je të Vlora Hysenit?

Ato që dikur u cilësuan si thashetheme të katundit politik e mediatik, sot janë provat që rëndojnë në qafën e kryeministrit, i cili në mos i përfshirë e në dijeni, i dha pozita dhe kompetenca Vlora Hysenit, e cila në fund i përdori për të kryer krime kundër Shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.

Share it :