Investigimi/ Vlora Hyseni hetohet për tradhti ndaj atdheut
Arrestimi në krye të detyrës i Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, përbën një nga rastet më të rënda në historinë e kombit shqiptar dhe në historinë e inteligjencës në mbarë botën.
Kjo pasi nuk bëhet fjalë vetëm për ndihmesën e një të kërkuari nga drejtësia, apo për atë që u tentua që të shitej si një telenovelë dashurie, por për keqpërdorimin e funksionit dhe misionit të Shërbimit Informativ Kombëtar, ku burimet dhe fuqia e kësaj agjencie devijohen nga misioni i sigurisë kombëtare, për t’i shërbyer interesave personale, politike ose partiake dhe, në rastin konkret, vendosjen e agjencisë së inteligjencës në shërbim të organizatave kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare.
Emisioni Plug do të sjell sot fakte publike dhe të pathëna më parë, që nxjerrin në dritë se, si Vlora Hyseni së bashku me Ergys Agasin, ishin jo vetëm në shërbim të karteleve të drogës e pastrimit të parave, por kontaktet shkojnë deri në shërbime të personazheve famkeq me lidhje të forta me vende jo dashamirëse të Shqipërisë.
Por a është kjo një histori e përgjegjësi personale, faktet tregojnë që jo! Pas shkarkimit në Kosovës, Kryeministri Edi Rama rehabilitoi Vlora Hysnin, duke e marrë pranë vetes në Kryeminisri, e bëri kolege zyre një tjetër ish-drejtues sërbimi inteligjent që sot ka llogari të hapura për llogari të krimit, e më pas e vuri në krye të Strukturës me rëndëinë me të veçante në Republikin e Shqipërisë, Shërbimit Informativ Shtetëror.
Vlora Hyseni u ngrit në kupolën drejtuese të Agjencisë Inteligjente të Kosovës nëshkurt të vitit 2019, më një mandate 5 vjeçar nga Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi.
Pas mbajtjes së postit të drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë në AKI, Vlora Hyseni në detyrën e nëndrejtoreshës, mori drejtimin e këtij institucioni, pozicion të cilin e mbajti vetëm 4 muaj. Në Dhjetor të vitit 2020 Vlora Hyseni ishte defakto drejtuese e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por vetëm pak muaj më vonë, në prill të vitit 2021, ajo do të shkarkohej në mënyrë të menjëhershme, dhe pa argumentim publik.
Në atë kohë, presidentja Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, firmosën lirimin e menjëhershëm nga detyra të hsenit, me një shkresë që ngriti pikpyetje të mëdha për motivacionin. Njoftimi për shkarkimin e saj u bë i ditur përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit Kurti, ku Vlora Hyseni detyrohej që të dorëzonte çdo material që e kishte siguruar në ushtrimin e detyrës.
Albin Kurti
Vendimi për shkarkim e obligon Vlora Hysenin të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.
Nuk bëhen të ditura më shumë arsye të shkarkimit të zyrtares së lartë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mirëpo në komunikatë përmendet fakti se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara’ paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar. Ndërkaq në mediat e Kosovës në atë kohë u fol gjerësisht se shkarkimi lidhej me dyshimet për bashkëpunimin dhe dekonspirimin e këtij shërbimi për llogari të qarqeve të caktuara serbe.
Pikërisht në këtë periudhë, mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministit të Kosovës, Albin Kurti kishte një situatë të tensionuar marrëdhëniesh deri në akuza të ndërsjella, kjo e ndikuar edhe për shkak të marrëdhënies që Rama mbante me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe sjelljes së tij, të cilët Kurti dhe Vetëvendosja e cilësonin në dëm të Kosovës.
Në kulmin e këtyre përplasjeve, e shkarkuara nga Albin Kurti do të rehabilitohej nga Edi Rama. Në shtator të 2021 u raportua se fill pas shkakrimit nga Kurti, Vlora Hyseni kishte marrë detyrën e këshilltares për Sigurinë pranë kryeministrit shqiptar, detyre të cilën e mbajti deri në emërimin e saj në krye të SHISH.
Pikërisht në këtë moment, nga mediat investigative dhe opozita do të denoncohej edhe një lidhje tjetër e errët e Edi Ramës dhe Vlora Hysenit, si me shërbimet e huaja por edhe me ish-drejtues shërbimesh sekrete që tashmë përballen me drejtësinë se kanë shfrytëzuar detyrën për ti shërbyer organizatave kriminale.
Vlora Hyseni u punësua nga Edi Rama duke iu bashkangjitur një tjetër këshilltari për sigurinë pranë kryeministrit, Florian Koldeas ish-zv/drejtorit të Parë të Shërbimit Sekret të Rumanisë (SRI) dhe ishte marrë i pandehur për korrupsion, nxjerrje e shitje të sekreteve të klasifikuara shtetërore, pastrim parash, lidhje me grupet e mafioze dhe përfshirje në trafik droge. Pra të dy këshilltarët e Edi Ramës, ish-drejtues të Shërbimeve Inteligjente gëzojnë të njëjtin status përballë drejtësisë.
A është kjo një rastësi, apo Edi Rama zgjodhi të mbajë pas vetes pikërisht persona të shkarkuar për dekonspirim në favor të organizatave kriminale dhe për lidhje me botën e errët të krimit?
Zhvillimet nuk duken aq rastësore, pasi Edi Rama mori Florian Coldea si këshilltar në 2022, vetëm pak kohë pasi ai ishte shkarkuar nga detyra. E në këtë pozicion tëri, Koldea në emër të kryeministrit nisi takime e këshillime me agjencitë shqiptare,ministra, deputetë dhe biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri.
Më 24 maj 2024, Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani (DNA) e mori Coldean nën hetim për ushtrim ndikimi dhe korrupsion. Prokuroria rumune e akuzon atë dhe bashkëpunëtorët e tij se i kanë kërkuar një biznesmeni 700 mijë euro për të ndikuar te magjistratët në procese gjyqësore. Mediat rumune, si Evenimentul Zilei, kanë publikuar raportime ku pretendohet se Coldea ka mbrojtur dhe lehtësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës që lidhte kartelin meksikan Sinaloa, Shqipërinë dhe Rumaninë.
Sipas po të njëjtave raportimeve, në këtë rrjet përmendet partnerja e tij, Marina Pandarof, si dhe organizimi i festave me drogë në Tiranë me pjesëmarrjen e biznesmenëve dhe politikanëve. Pretendohet se këto takime filmoheshin për qëllime shantazhi. Për këtë rast, në atë kohë u ngritën dyshime të forta për cenim të sigurisë kombëtare dhe ka vënë në dukje lidhjet e Coldeas me Dorian Duçkën, një tjetër ish-këshilltar informal i Ramës i përmendur në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Pra në këtë panoramë, protagonistët dalin në dritë bashkë me kontaktet e tyre dhe denoncimet e gazetarëve investigues se lidhjet janë edhe më të forta të krijuara përmes organizatave transnacionale që operojnë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Por këto fije i mbetet SPAK dhe agjencive të huaja për t’i konfirmuar.
Sipas deklaratave konfidenciale të personave pranë Këshillit të Ministrave, Florian Coldea ka qenë në detyrë si Këshillar i kryeministrit Edi Rama preb vitit 2022, i sugjeruar nga Dorian Ducka dhe i shoqeruar nga deputeti gjerman Joachim Pfeiffer. Coldea punoi mbi nje vit si keshilltar i Edi Ramës. pot ë njëjtat burime sakësojnë se në atë kohë, Coldea e ka konsideruar si te papershtatshme Vlora Hysenin për detyrën. Madje në kundërshtim të figurës së Vlora Hysenit, sugjeronte që pozicionin e drejtuesit të SHISH ta mbante një tjetër person, dhe jo Hyseni që ishte shkarkuar në mënyrë të dyshimtë nga Inteligjenca e Kosovës.
Le të kthehemi tek roli i Vlora Hysenit në këtë skemë, e cila siç Coldea, tashmë është e konfirmuar nga SPAK se i ka shërbyer organizatave kriminale. Pas dy viteve në postin e këshilltares së Sigurisë, Edi Rama më 17 mars të vitit 2023 do të propozonte Vlora Hysenin si drejtuese të SHISH, dhe më 3 prill, Presidenti Bajram Begaj do të dekrentonte emërimin e saj. Në këtë periudhë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe opozita në tërësi denoncuan këtë emërim, duke dhënë alarmin se po cenohej rëndë siguria kombëtare, e për më tepër fill pas emërimit, Vlora Hyseni vizitën e parë zyrtare do e bënte në Beograd.
SALI BERISHA
Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm. Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.
Në atë periudhë, vetë Vlora Hyseni, teksa raportonte në Komisionin e Sigurisë, do të shënjestronte deputetët dhe opozitën duke I kërkuar të ishin më të kujdesshëm kur sulmonin figurën e saj.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama, akuzat për cenimin e sigurisë kombëtare me emërimin e Vlora Hysenit nëm krye të SHISH, do I cilësonte si thashetheme tëkatundit politik e mediatik.
Teksa Edi Rama i cilësonte këto denoncime si thashetheme të katundit shqiptar, duket se edhe për aleatët kryesor të Shqipërisë, Shetetet e Bashkuara të Amerikës, këto dyshime mund të kenë përbërë shqetësim, që siç kurrë më parë, kërkonin qëinformacionet për rrejtet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave të mos I merrnim më vetëm në kanalet e inteligjencës shqiptare, por drejtëpërsëdrejti nga qytetarët shqiptarë. Me anë të një njoftimi publik, njoftim I cili u përsërit edhe nëvijim, Ambasada e SHBA në Tiranë, njoftoi vendosjen e një linje komunikimi direkt për këto denoncime.
Ambasada e SHBA
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive.DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.




