Opozita vetem ne shesh, s’ka më asnje pune ne Komisionin e Reformes Zgjedhore!

Opozita vetem ne shesh, s’ka më asnje pune ne Komisionin e Reformes Zgjedhore!

Nga Petrit Vasili

Opozita shqiptare ne Parlament nuk duhet ne asnje menyre qe te ulet më ne Komisionin e Reformes Zgjedhore.

Vazhdimi i uljes se opozites ne ate Komision farsë ndersa protestat vazhdojne dhe po keshtu vazhdon edhe dhuna kafsherore e policise se Rames, do te ishte veprimi politik me i gabuar i saj.

Kompromisi me Edi Ramen eshte nje iluzion i cili eshte provuar me dhjetra here.

Teoria qe protesta te vazhdoje, por edhe veprimtaria e komisioneve ad hoc si Reforma zgjedhore mund te vazhdoje eshte teori demtuese teper madhe per opoziten dhe ul dukshem kredibilitetin dhe besueshmerine e publikut te gjere ndaj saj.

Del e tepron falimentimi total i Komisionit per Reformen Territoriale ku megjithe pjesmarrjen e opozites Edi Rama miratoi 46 bashkite qe donte vete me votat e 86 maskarenjve te tij ne Kuvend.

Por Edi Rama e shiti kete si normalitet brenda dhe jashte vendit, ndersa opoziten e paraqiti si destruktive dhe pa vizion, megjithse kjo e fundit paraqiti edhe alternativen e saj.

Kjo pjesmarrje ju dha ze edhe edhe atyre, qe ndonese pa te drejte, akuzojne opoziten per pazare me PS.

Duhet te marre fun nje here e mire kompleksi i inferioritetit dhe degjimi i batakçinjve te huaj qe thone se opozita duhet te shkoje me patjeter dhe duhet te marre pjese ne Komisionin e Zgjedhores sepse ne te kundert medemek kjo do te demtonte opoziten.

Eshte krejt e kunderta, qendrimi ballor, parimor dhe pa komplekse kjo e rrit opoziten ne syte e njerezve.

Shkaterrimi edhe i te vetmit kompromis te pranueshem, atij te 5 qershorit 2020 nga Rama, qe u mbeshyet dhe u pershendet nga nivelet e nderkombetareve del dhe tepron per te kuptuar se pse opozita nuk duhet te shkele më ne Komisionin e Zgjedhores.

Reformat zgjedhore te njepasnjeshmr as kane dhene dhe as do te japin asnje impakt pozitiv mbi zgjedhjet sa kohe eshte Kryeminister Edi Rama zbatuesi mafioz i vjedhjes industriale te votave.

Tavolina e Reformes Zgjedhore mund te funksionoje vetem pas largimit te Rames dhe krijimit te Qeverise Teknike.

Ndaj opozita ne Kuvend duhet ta kuptoje se vetem sheshi i protestes eshte alternativa e saj dhe veprimet e forta e te prera vetem rritin besimin tek ajo ne kundert vetem do te shtoje hijet e mosbesimit dhe do ti jape lende te pare ushtrise se mediave rilindase per ta goditur.
Opozita ne shesh dhe jo ne Komisionet e kalbura te Rames.

Share it :