Nis protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e radhës në Tiranë, ku qytetarë, të rinj dhe studentë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kundërshtojnë qeverinë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë shprehur gjithashtu pakënaqësinë ndaj klasës politike, duke kërkuar largimin e saj.

Tubimi vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Protestat para Kryeministrisë vijojnë prej muajsh, ndërsa qytetarët paralajmërojnë se do të vazhdojnë qëndresën e tyre.

Share it :