Policia sulmon selinë e PD, deputeti: Kanë bombarduar PD me gaz, janë helmuar njerëzit

Policia sulmon selinë e PD, deputeti: Kanë bombarduar PD me gaz, janë helmuar njerëzit

Policia e Edi Ramës ka sulmuar mbrëmjen e sotme selinë e Partisë Demokratike.

Disa makina me dhjetëra policë kanë zbarkuar në hyrje të selisë së PD, ku kanë hedhur gaz lotësjellës në masë duke helmuar edhe njerëzit.

Duke folur për SYRI-n, deputeti Eno Bozdo akuzoi policinë se ka hedhur gaz pa fund.

Kanë hedhur gaz lotësjellës pa fund brenda selisë. Kane bombarduar PD me gaz.

Të gjithë njerëzit që kanë qenë aty janë helmuar.

Kanë hedhur pa fund.’, u shpreh Eno Bozdo.

Share it :