Eshtë rikthyer sërish faqja e peticionit që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur një numër të madh nënshkrimesh brenda një kohe të shkurtër.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga platforma ku po qarkullon peticioni, ka thyer çdo pritshmëri, duke kaluar shifrën rekord prej 1.7 milione nënshkrimesh.

Në faqen zyrtare të peticionit shfaqet qartë se numri i firmave ka tejkaluar objektivin fillestar prej 1,000,001 nënshkrimesh, duke u mbyllur tashmë në 100% të arritjes së synimit, ndërsa vazhdon të rritet më tej.
Pak para këtij fluksi të madh vizitash dhe nënshkrimesh, faqja e peticionit ka qenë për një periudhë të shkurtër jashtë shërbimit, duke u bërë përkohësisht e paarritshme për përdoruesit.




