Reforma në drejtësi ka vdekur’/ Hoxhaj: Dyshja Dumani-Gjoka morën në dorë dosjet më të nxehta politike
ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Julian Hoxhaj, ka deklaruar se reforma në drejtësi në Shqipëri ka vdekur, duke e lidhur me denoncimin e sotëm të kreut të opozitës, Sali Berisha, ku nxori dokumentin që vërteton se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka gënjyer në komisionin e vetingut duke fshehur të dhënat e një vile.
Sipas gazetarit Hoxhaj, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe gjyqtarja Irena Gjoka, kanë funksionuar si një “çift” i sinkronizuar në trajtimin e çështjeve më të bujshme politike në vend, shumica e të cilave përfshijnë figura të larta të opozitës.
Altin Dumani si prokuror dhe Irena Gjoka si gjyqtare kanë pasur në duar, në mënyrë të çuditshme, më shumë se çdo prokuror apo gjyqtar tjetër, dosje që lidhen direkt me opozitën ose çështje ku qeveria ka pasur interes të drejtpërdrejtë.
Ndër rastet e përmendura janë ato ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Ilir Meta, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Kjo përqendrim i dosjeve kyçe politike në duart e së njëjtës dyshe prokuror-gjyqtare ngre pyetje serioze për shortin dhe rastësinë në ndarjen e çështjeve.
Deklarata në studio:
Hoxhaj: Ne kemi një, më shumë se një vit që kemi bërë emisionin Plugë për Altin Dumanin, së bashku… Një veting, po themi. Një veting të zotit Dumani, së bashku me atë që cilësohet si mentori i tij dhe i shumë prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, që është sot drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, por edhe zyrtarëve të tjerë të vetingut, por ajo që ka qenë më e rëndësishme është që përpara se ne të shkonim te zoti Dumani, e nisëm pikërisht me lidhjet që kishte zoti Dumani me politikën dhe sidomos me socialistët dhe e nisëm me një nga personazhet që ka qenë kandidat i i Lëvizjes G99 të Erjon Veliajt në vitin 2009 në Shkodër, pra Roland Ilia, i cili çuditërisht na doli që ishte edhe një prej drejtuesve, pra relatori i dosjes së Altin Dumanit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Po, ka qenë edhe tre vjet drejtues i KPK-së. dhe drejtues i KPK-së dhe normalisht që në këtë moment nisi kompromentimi po themi i Altin Dumanit si si një nga figurat që ëh ambasadorët e huaj na i cilësuan si heronj të fëmijëve tanë në fakt, por sot dokumentet që publikoi zoti Berisha, për mua personalisht dhe ky është koment që unë i qëndroj për shkak të gjithë asaj që kam parë, e kanë rrëzuar totalisht reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi sot, në një farë mënyre duhet t’i vëndoset kyçi sepse sot ne nuk kemi më vetëm po themi kompromentimin e këtyre personazheve, se kjo është tashmë fakt i gjithëpranuar që nga Irena Gjoka apo shumë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dalë në dosjet e grupeve mafioze, po njeriu që ka drejtuar SPAK, që ka shkatërruar në një mënyrë apo në një tjetër opozitën shqiptare, po themi, e ka dëmtuar atë, sepse te kjo pikë dua të bëj një një një paralelizëm, se e përmendëm pak rastin e Irena Gjokës. Altin Dumani dhe Irena Gjoka kanë qenë çuditërisht prokurori dhe gjyqtari që kanë pasur më shumë se çdo prokuror dhe gjyqtar tjetër dosje që lidhen ose me opozitën, ose që ka pasur interes qeveria që ato të sfumohen. Unë po jua rendis disa. Është rasti i zotit Berisha, është rasti i zotit Meta, është rasti i Arben Ahmetajt që është pavarësisht se ka qenë ish-zëvendëskryeministër, kryeministër, është sot po themi një nga njerëzit që i ka shpallur luftë qeveria dhe Rama ja ka shpallur publikisht. Kemi rastin e zotit Beleri apo dhe shumë raste të tjera. Kemi pastaj raste të dosjes së inceneratorëve. A e dini çfarë ka bërë? Pra që u fragmentarizua, ka qenë përsëri zoti Dumani. Ka qenë dhe prokuror tjetër, pra ai ka qenë, ka qenë dhe zoti Brao. Por ka qenë ky dhe tek dosja e inceneratorëve ka qenë pikërisht Irena Gjoka. Te dosja e zotit Berisha, përsëri Irena Gjoka. Te dosja e zotit Meta që e kaloi për gjykim, ishte pikërisht Irena Gjoka. Dosja e Mediut, dosja e Belerit. Pra, si ka mundësi që kjo drejtësi e pavarur shkoi dhe na gjeti një çift kaq interesant për të hetuar dhe gjykuar… Të cilët këta të dy rastësisht ose jo, kanë problem serioz në procesin e vetingut.




