Meta zbardh kërkesën për GJKKO: Dërgoni letër-porosi në SHBA
Nga Ilir Meta
Të dashur qytetarë,
Dje në seancën e gjykimit në themel në GJKKO paraqita përveç kërkesave të tjera, kërkesën e posaçme që GJKKO t’i dërgojë drejtpërdrejt letër-porosi Departamentit të Drejtësisë në SHBA për të shteruar përfundimisht edhe historinë e lobimit LSI-GSIS, sipas marrëveshjes së 3 shkurtit 2016 të depozituar pranë autoriteteve përkatëse në SHBA dhe Shqipëri (bashkëlidhur).
Të gjitha këto pyetje të hartuara vetëm në bazë të ligjit dhe të përmbajtjes shumë precize të vetë kontratës, të cilat duhet të kishin marrë përgjigje prej kohësh nga hetimi 4-vjeçar i Prokurorisë, dëshmojnë vullnetin tim të palëkundur në zbardhjen totale të kësaj çështjeje, e cila është iniciuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigal gjithashtu.
Po kështu, kam shprehur vullnetin tim të plotë që edhe prokurorët dhe pa diskutim edhe vetë gjykata, të shtojnë pyetjet e tyre specifike për zbardhjen totale të kësaj çështjeje.
Dua t’ju siguroj paraprakisht se 𝐈𝐋𝐈𝐑 𝐌𝐄𝐓𝐀 𝐃𝐇𝐄 𝐄 𝐕𝐄̈𝐑𝐓𝐄𝐓𝐀 𝐉𝐀𝐍𝐄̈ 𝐍𝐉𝐄̈ 𝐁𝐈𝐍𝐎𝐌 𝐈 𝐏𝐀𝐍𝐃𝐀𝐑𝐄̈ përpara qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë!
Fatin e “Mother Jones” për gjoja lobimin 1 milion dollarë për foton e pabërë me Presidentin Trump, do të kenë të gjitha shpifjet monstruoze kundër Ilir Metës!
Nuk ka as censurë dhe as bunker që fsheh të vërtetën.
𝐈𝐋𝐈𝐑 𝐌𝐄𝐓𝐀 𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ 𝐍𝐔𝐊 𝐊𝐀 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐋𝐔𝐑 𝐀𝐒𝐍𝐉𝐄̈ 𝐋𝐈𝐆𝐉 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑, 𝐀𝐌𝐄𝐑𝐈𝐊𝐀𝐍 𝐀𝐏𝐎 𝐍𝐃𝐄̈𝐑𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑.
Po të kishte bërë shkelje të tilla, edhe nën kërcënimet e McGonigalëve, sot për shembull Znj. Marsida Xhaferllari nuk do të ishte anëtare e Gjykatës Kushtetuese por do të ishte ajo që u betua te noterja te Lana.
𝐊𝐄̈𝐑𝐊𝐄𝐒𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐏𝐑𝐎𝐕𝐀
𝐄 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈!
Sipas kërkesës/orientimit tuaj në seancën e datës 18/6/2026, ju parashtroj kërkesat e mia vijuese:
𝟑). Në lidhje me korrespondencën e autoriteteve shqiptare të Drejtësisë, me Departamentin e Drejtësisë të SHBA (për ndihmë juridike lidhur me marrjen e informacioneve /akteve/të dhënave nga GSIS); Meqenëse më datë 23 qershor 2026 është plotësuar afati 2-vjeçar i kufizimit (të caktuar nga një gjykatë e SHBA) dhe referuar e-mail, datë 15/7/2024 të Departamentit të Drejtësisë të SHBA:
𝟑/𝟏). Kërkoj nga Gjykata të merret nga Ministria jonë e Drejtësisë, kërkesa “për ndihmë juridike”, që Prokuroria ka depozituar në këtë Ministri për këtë kërkesë të posaçme.
𝟑/𝟐). Kërkoj të merren në Ministrinë tonë të Drejtësisë kërkesat nr. 122/2022 dhe 3285/Prot./AH, që Ministria jonë e Drejtësisë i ka dërguar Departamentit të Drejtësisë të SHBA.
𝟑/𝟑). Gjykata t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë të SHBA paraqitjen e të dhënave dhe akteve bankare të çdo lloji, që kanë lidhje me ekzekutimin e çdo lloj marrëveshje që Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim e Shqipërisë” (shkurtimisht pasqyrohet, në vijim partia “LSI”) ka krijuar, ndryshuar/modifikuar, me personin juridik privat “Global Security and Innovative Strategies, LLC” (shkurtimisht pasqyrohet në vijim “GSIS”).
𝟑/𝟒). Gjykata t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë të SHBA paraqitjen e të dhënave/informacionit, përgjigjen e Grupit McKeon.
𝟑/𝟓). Gjykata t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë të SHBA sa vijon:
𝐢). Paraqitjen e vendimit gjyqësor datë 23/6/2024 të Gjykatës përkatëse të SHBA, që ka vendosur “…ekzekutimi i kërkesës të palës shqiptare të trajtohej si konfidenciale dhe e padisponueshme për publikun për dy vjet…” (shih e-mail datë 15/7/2024 të Departamentit të Drejtësisë të SHBA).
𝐢𝐢). Paraqitjen e kërkesës të çdo lloj pale të interesuar “për konfidencialitet”, drejtuar po asaj gjykate në SHBA (e cila disponoi me vendimin e saj datë 23/6/2024).
𝐢𝐢𝐢). 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞𝐳𝐞̈! Sipas e-mail datë 15/7/2024 të Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe sipas këtij vendimi gjyqësor parashikohej, që ekzekutimi i kërkesës të palës shqiptare të trajtohej si konfidenciale dhe e padisponueshme vetëm për publikun; Por më dt. 15/7/2024 e vijim (që ka ardhur ky e-mail, në Ministrinë tonë të Drejtësisë), unë nuk isha “palë publike”, por isha person i dyshuar/person nën hetim/palë e interesuar. Prokurori nuk ka pretenduar se aktet e GSIS dhe të Grupit McKeon janë akte sekrete, si dhe nuk ka pretenduar ekzistencën e ndalimeve përkatëse, sipas nenit 511 të Kodit të Procedurës Penale.
Provohet deri tani se, Prokurori dhe Ministria jonë e Drejtësisë, nuk i kanë dërguar Departamentit të Drejtësisë të SHBA sqarime shtesë, në lidhje me pozitën time procedurale penale më datë 15/7/2024 e vijim; nuk i kanë kërkuar sqarime Departamentit të Drejtësisë të SHBA nëse shprehja (në e-mail datë 15/7/2024) “të tjerëve”, a e përfshinte edhe pozitën time procedurale penale (si person nën hetim), për t’u kufizuar unë, me njohjen e akteve përkatëse? (Shih nenin 511 të Kodit të Procedurës Penale); Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve nga Prokurori ka cenuar lirinë time personale.
Pra në mungesë të këtij informacioni/faktesh/të dhënash/
provash nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA pretendoj se mungonte një bazë e plotë faktike, prej datës 15/7/2024 (që erdhi ky e-mail) e vijim për aplikimin ndaj meje, të masës të sigurimit personal (sipas nenit 228 e vijues të Kodit të Procedurës Penale).
Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve nga Prokurori ka cenuar të drejtën time të mbrojtjes efektive gjatë hetimit penal të kësaj çështjeje, ka cenuar parimin e kondradiktoritetit (lidhur me njohjen time, me të gjitha provat/materialet e çështjes, gjatë hetimit penal), sipas nenit 31/a,b të Kushtetutës dhe nenit 34/a, germa “ë” të Kodit të Procedurës Penale.
Këto dispozita nuk pengojnë njohjen time me provat, por lejojnë njohjen time me materialet e çështjes hetimore.
Për rrjedhojë pretendoj se, prej datës 23/6/2026 nuk ka më pengesa për ekzekutimin, nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA të kërkesës të palës shqiptare për marrjen e ndihmës juridike lidhur me aktet/informacionin/provat përkatëse.
𝐢𝐯). Paraqitja e çdo vendimi tjetër gjyqësor nga gjykatat në SHBA që ka disponuar eventualisht, për ekzekutimin e letër-porosisë, prej datës 15/7/2024 dhe në vijim.
𝐯). Paraqitja nga GSIS e marrëveshjes (varianti anglisht) datë 03/02/2016 të lidhur prej GSIS (përfaqësuar nga Dennis Burke), me partinë LSI (përfaqësuar nga Petrit Vasili), përfshirë dhe modifikimet/ndryshimet e saj eventuale, me shkrim.
Nëse marrëveshja fillestare ka patur ndryshime/modifikime na njoftoni se kur janë kryer secili ndryshim/modifikim?
Cili përfaqësues i partisë LSI i ka miratuar ndryshimet/ modifikimet eventuale?
Në çfarë forme/mënyre i ka miratuar ky përfaqësues i partisë LSI, ndryshimet/modifikimet eventuale?
Në çfarë forme/mënyre e ka njoftuar GSIS, ky përfaqësues i partisë LSI për miratimin e ndryshimeve/modifikimeve eventuale?
Bashkëlidhur ju paraqes kopjen e kësaj marrëveshjeje, poseduar nga partia LSI dhe regjistruar (në organet kompetente) në SHBA dhe Shqipëri.
𝐯𝐢). Paraqitja nga GSIS e çdo lloj akti përfaqësimi të partisë LSI për krijimin, ndryshimin/modifikimin apo shuarjes të marrëveshjes së tyre.
𝐯𝐢𝐢). Paraqitja nga GSIS e çdo lloj akti financiar, që ka lidhje me ekzekutimin monetar të marrëveshjes, lidhur midis tyre dhe partia LSI.
𝐯𝐢𝐢𝐢). Paraqitja nga GSIS të të gjitha miratimeve/ autorizimeve paraprake nga partia LSI, për çdo lloj shpenzimi të paguar nga kjo parti në dobi të GSIS, mbi 1000 USD.
Paraqitjen e emrit të personit përgjegjës/ përfaqësuesit, që ka miratuar çdo shpenzim financiar nga partia LSI, për t’u paguar në dobi të GSIS, pas çdo fature financiare të dërguar nga GSIS për partinë LSI, sipas marrëveshjes në fuqi.
𝐢𝐱). Paraqitja nga GSIS të informacionit, për çdo produkt të punës/veprimtarisë së tyre, në zbatim të marrëveshjes të lidhur me partinë LSI?
Nëse po, kujt ja ka dorëzuar këtë produkt (në partinë LSI), kur ja ka dorëzuar dhe në çfarë forme/mënyre ja ka dorëzuar?
A ka caktuar GSIS ndonjë nënkontraktor për zbatimin e marrëveshjes së tyre me partinë LSI? Nëse po, cili është nënkontraktori dhe cili përfaqësues i partisë LSI e ka dhënë pëlqimin?
Nëse GSIS e ka marrë paraprakisht pëlqimin/miratimin e partisë LSI për caktimin e këtij nënkontraktori? Nëse po, të paraqiten prej GSIS, të gjitha aktet e miratimit/pëlqimit/ autorizimit të partisë LSI për caktimin e tij.
Paraqitja nga GSIS të informacionit se çfarë veprimesh apo produkti ka kryer nënkontraktori eventual për zbatimin e marrëveshjes të lidhur midis GSIS dhe partia e LSI?
𝐱). T’i kërkohet GSIS informacion se, kur i ka mbaruar efektet marrëveshja e tyre me partinë LSI? Ose kur e ka ndërprerë GSIS ekzekutimin e marrëveshjes së tyre fillestare dhe/ose të modifikuar/ndryshuar me partinë LSI?
Cili ka qenë përfaqësuesi i partisë LSI dhe përfaqësuesi i GSIS në rastet e modifikimit/ndryshimit të marrëveshjes së tyre fillestare eventualisht?
Cili ka qenë përfaqësuesi i partisë LSI dhe përfaqësuesi i GSIS në rastet e ndërprerjes/shuarjes përfundimisht të kontratës midis tyre dhe cila është dita e ndërprerjes së kontratës, nëse nuk ka patur asnjë ndryshim/modifikim nga marrëveshja fillestare e datës 03/2/2016.
A është dhënë nga ndonjë përfaqësues i partisë LSI pëlqimi/miratimi/autorizimi paraprak me shkrim, që GSIS t’i japë akses një pale të tretë në informacionin konfidencial të marrëveshjes të lidhur midis GSIS dhe partisë LSI (përfshirë edhe informacionet për modifikimet/ndryshimet e saj)? Nëse po, ju lutem të na dërgoni këto pëlqime/ miratime/autorizime.
A është dhënë nga ndonjë përfaqësues i partisë LSI pëlqimi/ miratimi/autorizimi paraprak me shkrim që GSIS të nënshkruajë (në emër të partisë LSI) ndonjë marrëveshje/ kontratë tjetër angazhimi apo veprimtarie tjetër? Nëse po, na dërgoni këto pëlqime/miratime/ autorizime.
A është dhënë nga ndonjë përfaqësues i partisë LSI pëlqimi/miratimi/autorizimi paraprak me shkrim që GSIS të kthejë dhe/ose të asgjësojë të gjithë informacionin konfidencial, të përfituar gjatë zbatimit të marrëveshjes (dhe modifikimet/ndryshimet e saj) lidhur midis tyre? Nëse po, cili përfaqësues e ka dhënë (dhe na dërgoni këto pëlqime/ miratime/autorizime)?
Nëse GSIS ka kryer asgjësime të të gjithë informacionit konfidencial, na njoftoni kur është asgjësuar prej tyre dhe çfarë informacioni është asgjësuar?
𝐱𝐢). T’i kërkohet GSIS informacion se, çfarë vlerash monetare janë paguar në dobi të GSIS, nga partia LSI?
Sa ka qenë vlera totale monetare e faturave bankare, që ka ekzekutuar/paguar partia LSI në dobi të GSIS, sipas marrëveshjes së tyre fillestare dhe sipas ndryshimeve/ modifikimeve të saj eventuale?
Për çfarë shërbimesh/produkti të kryer eventualisht prej GSIS, janë paguar nga partia LSI, secili shpenzim?
Cilit person (në partinë LSI) i janë dërguar/njoftuar nga GSIS secili shërbim dhe faturë e tyre, para se të kryhej pagesa nga partia LSI?
Cilët janë përfaqësuesit e partisë LSI që kanë autorizuar /miratuar pagimin e çdo lloj shpenzimi në dobi të GSIS?
A ka përdorur partia LSI ndonjë fond monetar të paligjshëm ose ndonjë pagesë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë (në kundërshtim me ligjet e zbatueshme të SHBA), gjatë zbatimit të marrëveshjes të saj në fuqi, me GSIS?
Nëse po, cili përfaqësues i partisë LSI e ka autorizuar/miratuar këtë pagesë? Nëse është konstatuar nga GSIS kjo parregullsi eventuale financiare, a është raportuar/denoncuar pranë autoriteteve të SHBA?
𝐱𝐢𝐢). Nëse pagesat e shërbimeve/produkteve (në dobi të GSIS) janë kryer (në emër të partisë LSI) nga shtetasi 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮 kërkoj të paraqitet kontrata në bazë të të cilës ai i ka kryer këto pagesa? Na njoftoni se cili përfaqësues i partisë LSI e ka autorizuar/lejuar shtetasin 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮 të kryejë këto pagesa? (Njëkohësisht na dërgoni këto autorizime dhe faturat e pagesave bankare, të kryera eventualisht prej shtetasit 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮, përfshirë edhe shërbimet e GSIS të kryera për interes të partisë LSI dhe të paguara nga 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮).
𝟑/𝟔). Kjo letër-porosi për ndihmë juridike “Marrjen e provave” në SHBA është e ngutshme dhe urgjente, sepse lidhet me lirinë time personale (pra, jam i paraburgosur prej 20 muajsh) dhe padrejtësisht (duke cenuar të drejtat e mia të sipërcituara, gjatë hetimit penal dhe deri në këtë fazë procedurale gjyqësore), nuk jam njohur me akte/fakte, që administrohen/ndodhen në SHBA.
Kjo letërporosi ka lidhje me faktet e rrethanat objekt akuze dhe provojnë pafajësinë time.
𝐢). Kjo letër-porosi për ndihmë juridike “Marrjen e provave” në SHBA t’i dërgohet/niset direkt nga Gjykata që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SHBA, sipas nenit 509/4 të Kodit të Procedurës Penale dhe sipas ligjit nr. 10193/2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” (shih nenet e tij 5/3, 6/2).
𝐢𝐢). Për këtë shkak kërkoj që Gjykata të caktojë përkthyes të licencuar dhe të regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë, për t’u paraqitur për betim, në një seancë të ndërmjetme dhe për të përkthyer në gjuhën e zbatuar në SHBA, kërkesat, pyetjet e mia, kërkesat dhe pyetjet eventuale të prokurorit dhe kërkesat e pyetjet eventuale të Gjykatës. Teksti i plotë i kërkesës t’i dërgohet Departamentit të Drejtësisë të SHBA duke patur parasysh/referencë përmbajtjen e e-mail datë 15/7/2024 të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.
𝐢𝐢𝐢). Kërkoj që një kopje e kësaj letër-porosie (që do t’i dërgohet nga Gjykata, Departamentit të Drejtësisë të SHBA) të më vihet edhe mua në dijeni.
𝐢𝐯). Pasi të paraqitet përgjigjja përkatëse prej Departamentit të Drejtësisë të SHBA kërkoj të administrohet si provë sipas radhës përkatëse procedurale




